MENU
klinika

Takim me presidentin Erdogan

Pas vizitës në Azerbajxhan, Rama ndalet në Stamboll

09.12.2022 - 12:10

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Turqi për të marrë pjesë në TRT World Forum.

Në fotografitë e publikuara në Facebook ai shfaqet pranë presidentit Erdogan.

“TRT World Forum është një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë“, shkruan Rama në postimin e tij.

Kryeministri shoqërohet në këtë takim nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ajo e Turizmit Mirela Kumbaro.

Kujtojmë se një ditë më parë Rama dhe dy ministret ishin në Azerbajxhan ku u takuan me Presidentin Aliyev.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vizitë në Azerbajxhan

Rama takohet me Presidentin Aliyev