MENU
klinika

Nën hetim 25-vjeçarja dhe 2 të tjerë

Përdorte lokalin për të ushtruar prostitucion, arrestohet 43-vjeçarja!

07.12.2022 - 15:28

Një 43-vjeçare e identifikuar si Yllka Nurja(Xhoraj) ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi kishte vënë në dispozicion lokalin që administronte për ushtrim prostitucioni.

Ajo akuzohet për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht, për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetase 27 vjeçe dhe 2 shtetas të tjerë, 26 vjeç dhe 35 vjeç, në hetim për implikim në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.