MENU
klinika

Konflikti me armë në degën e PD në Kurbin

Përjashtohen nga primaret 2 kandidatë

03.12.2022 - 15:15

Alfred Dajci dhe Edmond Shkoza, dy kandidatët e primareve të PD në Kurbin janë përjashtuar nga gara, pas konfliktit me armë zjarri të ndodhur pak ditë më parë.

Panorama.al mëson se shkak për sherrin që u përshkallëzua në përplasje me armë zjarri është bërë kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizantëve me qëllim që të merrnin pjesë në votimin për kandidatët që do të mbahen këtë të dielë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës gjatë një takimi të kësaj force politike dhe sipas burimeve Van Rica, i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza, kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve.

Në debat e sipër, Van Rica ka qëlluar me armë zjarri pistolete në drejtim të derës së sallës ku po zhvillohej mbledhja dhe më pas është larguar, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN