MENU
klinika

Tri ditë pas ngjarjes, të tjera detaje dalin në dritë

Plagosja në Vlorë, konflikte të vazhdueshme në familje!

07.12.2022 - 11:05

I riu që qëlloi me thikë disa herë vjehrrin dhe kunatin e tij në qytetin e Vlorës, kishte konflikte të vazhdueshme me këtë të fundit.

Burime nga Policia bënë me dije për gazetën, se autori i ngjarjes është 27-vjeçari Rildi Kocja, banues në Tiranë. Ndërsa ende nuk dihet motivet për konfliktet e herëpashershme midis tyre, ajo që dihet është se mbrëmjen e së dielës, konflikti ka agravuar deri në atë pikë sa janë përdorur edhe armët e ftohta. Fillimisht, Kocja banues në Tiranë ka goditur me thikë kunatin e tij 30-vjeçar dhe duke parë situatën, ka ndërhyrë edhe i moshuari për t’i ndarë, duke mbetur edhe ai i plagosur.

Mbetet ende e paqarte nëse autori ka pasur apo jo probleme me bashkëshorten e tij, për të cilën 27-vjeçari ka preferuar të heshtë. Ato çka lidhet me ngjarjen janë debatet që ai kishte kryesisht me kunatin. Ridi Kocja kishte dy thika kur u arrestua, ndërsa ndaj tij rëndon akuza “Plagosje e rëndë me dashje”. Gjatë ditës së sotme, atij pritet t’i caktohet masa e sigurisë nga ana e Gjykatës së Vlorës.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së dielës, ku mbetën të plagosur rëndë shtetasit Xhevdet dhe Albion Braushi, 61 dhe 30-vjeç. Më i riu ndodhet në gjendje të rënduar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa babai i tij ndodhet në reanimacionin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën. Disa orës pas ngjarjes së rëndë, Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Rildi Kocja, 27 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij. “Plagosi me mjet prerës (thikë), vjehrrin dhe kunatin e tij dhe u largua nga vendngjarja, kapet dhe vihet në pranga pas një orë kërkimesh e ndjekjeje nga shërbimet e Policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen ‘1 Maji’, Vlorë, ishin plagosur me mjet prerës (thikë) dy shtetas, menjëherë shkuan në vendngjarje.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera në vendngjarje është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Shërbimet e Policisë pas afro një orë kërkimesh kanë lokalizuar, kapur dhe prangosur, në lagjen ‘8 Nëntori’, autorin e dyshuar shtetasin R. K., 27 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., 61 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, të cilët ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, sqaroi Policia. Si provë materiale në vendin e ngjarjes, hetuesit e Policisë së Vlorës kanë gjetur dhe sekuestruar edhe dy thika që do të jenë prova kyçe në procesin gjyqësor për 27-vjeçarin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë