Portugalia mund bindshëm 6-1 Zvicrën dhe kalon në çerekfinale të Botërorit të Katarit, teksa do të gjejë përballë Marokun. Padyshim një nga sfidat më të bukura të luzitanëve jo vetëm në këtë Kupë Bote, për më tepër që duket se ka fituar një talent si Goncalo Ramos, vetëm 21 vjeç.
Ndeshja nisi me Ronaldon në stol për Portugalinë. Kjo i dha të drejtë trajnerit Santos. Luzitanët gjetën golin e parë në minutën e 17-të. Ramos me precizion gjen trekëkëndëshin e portës së Somer, me portierin zviceran të mposhtur.
Portugalia nuk e uli ritmin dhe në minutën e tretë, pas një këndoreje, Pepe mposht për herë të dytë Zvicrën. Helvetët u përpoqën në një rast të hynin në lojë, por portieri portugez shpëton portën e tij.
Portugalia nuk e ul ritmin edhe në pjesën e dytë, është Ramos që shënon në 51’. Goli i dytë për të në këtë sfidë dhe i treti për ekipin, por merita i takon Dalot me krosin nga e djathta. Ende pa u shuar entuziazmi i këtij goli, Guerreiro realizon edhe të katërtin, me Ramos që shfaqet që shfaqet edhe si pasues.
Tri minuta më pas Zvicra kërkon të hyjë në lojë me gol të Akanjit, por kjo duket sa shton urinë e luzitanëve, të cilët shënojnë edhe të pestin në minutën e 67-të.
Është sërish Ramos protagonist absolut i sfidës, që realizoi tripletën personale. Ronaldo hyn në fushë në minutën e 73-të, por nuk lë shenjë. Ai që e bën këtë është Leao, i cili në limitet e sfidës realizon një gol spektakolar, duke mbyllur sfidën 6-1.