MENU
klinika

“Nostramadusi" Macron

Presidenti i Francës gjeti rezultatin e saktë dhe autorët e golave

04.12.2022 - 20:31

Në një intervistë të dhënë për Parisien, presidenti Emmanuel Macron kishte bërë një parashikim që e kapi në kokë! Një “nostramadus” i vërtetë…

“Mendoj se do të fitojmë 3-1! Lewandowski do të shënojë për ata, një gol Mbappé ose ndoshta Giroud, që dëshiron të mbetet në histori. Dhe një tjeterdo të shënojë golin e tretë të francezëve”, e nisi ai para se të shpjegonte se i ka ndjekur me ngulm blutë.

“Kam kontaktuar me Didier Deschamps çdo pas ndeshje! Unë konstatoj se është edhe një herë një kolektiv shumë i fortë dhe solid. Unë kam shumë respekt për Didier Deschamps, përvojën e tij, njohuritë e tij.

Mosha mesatare e këtij kolektivi është shumë e re dhe në të njëjtën kohë duhet të jenë njëmbëdhjetë lojtarë që kanë një yll që e kanë qëndisur vetë. Asnjë ekip në botë nuk e ka këtë freski dhe këtë përvojë. Kemi të moshuar si Giroud dhe ‘Grizou’, që tregojnë se e kanë ende nën brez, një gjeni si Mbappe, që dëshmon se është ende në takimet e mëdha dhe pastaj kemi të rinj!” – tha Macron.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN