MENU
klinika

"Kandidatët që humbën duhet të mësohen"

‘Primaret’/ Berisha: S’ishin të përsosura, por lobimi është pjesë e procesit!

12.12.2022 - 18:40

Ish kryeministri, Sali Berisha në një mbledhje me deputetët e grupit të ‘Rithemelimit’ ka folur për primaret e finalizuara ditën e dielë përsa i përket fitores së kandidatëve që do garojnë për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 14 maj të vitit 2023.

“Në këto primare, janë pranuar me vetëdeklarim, ose propozim nga degët apo anëtarësia të gjithë ata që kanë plotësuar kriteret elementare që kërkohen për të marrë pjesë në garë. Thashë edhe më sipër se nuk ishin këto të përsosura por praktika e fituar me këto primare, problematikat e dala, janë një pasuri e çmuar për ne për t’i përsosur ato në raundet e tjera në zgjedhje.

Të bëjmë gjithçka që kjo praktikë të konsolidohet dhe të jetë e barabartë për kandidatët. Jemi në hapat e parë, por gradualisht anëtarët dhe simpatizantët e PD duke lexuar për këtë proces do gjejnë se lobimi, ndonëse unë nuk e këshilloj, por është pjesë konstante e procesit. Pse e them këtë?

Sepse secili që merr përsipër të garojë duhet ta dijë që rivali i tij, do mund të mobilizojë, persona, grupe, personalitete për të krijuar një impakt sa më pozitiv për kandidaturën e tij dhe për këtë duhet të mësohen, sikurse persona grupe interesi kanë të drejtë të lobojnë për kandidatët që duan. Nuk besoj se kryetari dhe drejtuesit e partisë duhet të lobojnë, se kjo pastaj do e dëmtonte barazinë dhe unë ju siguroj se nuk kam patur asnjë lloj anësimi në këtë garë”- u shpreh Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Garuan në “Primare” dhe shkuan në balotazh

Fituesit e PD-së për zgjedhjet lokale në 5 bashki