MENU
klinika

Mesazhe për liderët e BE

Protestuesit nisin marshimin nga sheshi Skënderbej drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’

06.12.2022 - 13:08

Ka nisur protesta e opozitës. Me pankarta në duar qytetarë të shumtë i janë drejtuar Bulevardit, ‘Dëshmorët e Kombit’.

Protestuesit po marshojnë drejt Kryeministrit me pankarta dhe banderola që përmbajnë mesazhe pro Bashkimit Europian, në një kohë kur liderët e 27 vendeve ndodhen në Tiranë për samitin e BE.

“Europe, throw us a life vest!”, shkruhet në një prej pankartave që mbahet nga protestuesit.

Protesta e opozitës, mbahet në të njëjtën kohë me takimin që po zhvillohet me liderët europianë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN