MENU
klinika

“Kritikat nuk ndikojnë te sulmet tona”

Putin nuk tërhiqet: Do vijojmë operacionet ushtarake ndaj Ukrainës, ata e filluan

08.12.2022 - 20:03

Presidenti rus Vladimir Putin është zotuar të vazhdojë të sulmojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës, pavarësisht kritikave për sulmet që kanë lënë miliona njerëz pa energji elektrike dhe ujë në fillim të dimrit.

“Ka shumë zhurmë për goditjet tona në infrastrukturën energjetike të një vendi fqinj. Po, ne po e bëjmë këtë. Por kush e filloi?” Putin tha në një ceremoni çmimesh në Kremlin, sipas Agence France-Presse, duke shtuar se kritikat “nuk do të ndërhynin në misionet luftarake të Rusisë”.

Ai i deklaroi se sulmet janë një përgjigje ndaj një shpërthimi në urën e Krimesë dhe sulmeve të tjera, duke akuzuar Kievin për hedhjen në erë të linjave të energjisë nga termocentrali bërthamor rus dhe për mos furnizimin me ujë të Donetskut në Ukrainën lindore.

“Mos furnizimi me ujë për një qytet me më shumë se një milion banorë është një akt gjenocidi,” tha Putin. Ai akuzoi perëndimin për “heshtje të plotë” për këtë dhe për njëanshmëri ndaj Rusisë. “Sapo ne veprojmë dhe bëjmë diçka si përgjigje, ka zhurmë që përhapet në të gjithë universin,” tha ai.