MENU
klinika

Analiza

Pse Putini nuk duhet besuar…

08.12.2022 - 20:15

Bota është një hap nga lufta shkatërruese bërthamore dhe në një rrezik që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë.  

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi ditën e djeshme se kërcënimi i luftës bërthamore po “rritej”, duke folur gjatë një takimi vjetor televiziv të Këshillit të tij për të Drejtat e Njeriut, raporton The Guardian. Gjatë fjalimit, Putin këmbënguli se Rusia nuk është “çmendur” dhe se ajo e sheh arsenalin e saj bërthamor vetëm si një pengesë mbrojtëse.

“Ne nuk jemi të çmendur, ne e kuptojmë se çfarë janë armët bërthamore. Ne i kemi këto mjete në një formë më të avancuar dhe moderne se çdo vend tjetër bërthamor, ky është një fakt i qartë. Por ne nuk do të vrapojmë nëpër botë duke i tundur këto armë si brisqe, “tha Putin.

Ai pohoi se Rusia “mund të jetë garantuesi i vetëm i integritetit territorial të Ukrainës”, duke shtuar se “gjithçka varet nga udhëheqësit e rinj të Ukrainës”.

Putin tha dje se Rusia do të luftojë për të mbrojtur interesat e saj, duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të seancës, ai u ankua se organizatat perëndimore të të drejtave të njeriut e shohin Rusinë si “një vend të klasit të dytë që nuk ka fare të drejtë të ekzistojë”.

“Kjo është ajo me të cilën kemi të bëjmë. Dhe ne mund të përgjigjemi vetëm në një mënyrë me një luftë të vazhdueshme për interesat tona kombëtare. Kjo është pikërisht ajo që ne do të bëjmë dhe askush të mos llogarisë në asgjë tjetër. Po, ne do ta bëjmë në mënyra dhe mjete të ndryshme, së pari, natyrisht, do të fokusohemi në një mënyrë paqësore, por nëse nuk na mbetet gjë tjetër, do të mbrohemi me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion”, tha presidenti rus.

Putin tha gjithashtu se ushtria e tij ndoshta do të luftojë në Ukrainë për një kohë të gjatë, por gjithashtu se ai nuk sheh asnjë arsye për të mobilizuar ushtarë shtesë në këtë kohë. “Sa i përket operacionit special ushtarak, sigurisht që mund të jetë një proces i gjatë”, tha ai.

Përmasat dhe serioziteti i Luftës së Dytë Botërore bënë që SHBA të ishte shteti i parë në botë që tentonte të krijonte një armë bërthamore përmes Projektit “Manhattan,” që kulmoi me testimin e parë të një arme bërthamore me Operacionin “Trinity” në 1945. Më pak se një muaj pas detonimit të parë, SHBA sulmoi qytetet Hiroshima dhe Nagasaki ne Japoni në atë që është përdorimi i parë i një bombe atomike për qëllime lufte.

Kjo ishte edhe një akt përgjigje ndaj sulmit të Japonisë, aleate me Gjermaninë dhe Italinë, në Pearl Harbor në Haë aii në dhjetor 1941. Bombat në Hiroshima dhe Nagasaki rezultuan në vdekjen e 129.000 deri në 226.000 njerëzve, shkatërrimin e të dy qyteteve, dhe sëmundje të lidhura me efektin afatgjatë të radiacionit bërthamor në trupin e njeriut. Në nivel ndërkombëtar, publiku u mobilizua në lëvizjen kundër përhapjes së armëve bërthamore që në vitet 60’. Në vitet 70’ kishte dhe protesta të mëdha që u organizuan në  Londër, Bon dhe Neë  York.

Will Putin Drop a Nuclear Bomb on Ukraine? Here's What Americans Think

Nga ana tjetër, Organizata e Kombeve të Bashkuara, që në 1968, prodhoi Traktatin për Mos Përhapjen e Armëve Bërthamore (Non-Proliferation Treaty, NPT), me qëllimin që të kufizohet përhapja e armëve bërthamore dhe të promovohet bashkëpunimi në përdorimin paqësor të energjisë bërthamore.

Qëllimi gjithëpërfshirës ishte të arrihej çarmatimi bërthamor në botë. Fuqitë e mëdha nuk e kanë problem të përdorin shtete të tjera si terren lufte, për sa kohë nuk përballen me njëra-tjetrën, duke patur parasysh mundësinë e një lufte bërthamore, ashtu siç po ndodh me Rusinë që po përdor Ukrainën.

Normalisht, ky argument ka dominuar marrëdhëniet ndërkombëtare në lidhje me armët bërthamore që nga Lufta e Ftohtë. Nga ana tjetër, kjo ka destabilizuar rajone të ndryshme, veçanërisht Lindjen e Mesme, dhe ka bërë që aktorë rajonalë të duan të shtojnë armë bërthamore në arsenalin e tyre.

Është e vërtetë që vetëm SHBA-ja dhe Rusia kanë mbi 90% të arsenalit bërthamor botëror, por posedimi i këtij lloji armësh nga shtete si Kina, Irani apo Koreja e Veriut e bën situatën edhe më të frikshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të dhënat nga Inteligjenca amerikane

“Rusisë i duhen 2 ditë për të rrëzuar Ukrainën”

Paralajmërimi i Shërbimeve sekrete gjermane

“Putin do të hedhë armët bërthamore”