MENU
klinika

"Askush s’e kishte menduar por po ndodh!"

Rama nuk fsheh emocionet për samitin: Sinjal i fortë se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor

06.12.2022 - 13:02

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur “të jashtëzakonshëm” zhvillimin e samitit Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Në përfundim të pritjes së liderave të BE-së, Rama tha se askush s’e kishte menduar që ky samit do të ndodhte. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, kjo është një shenjë që Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, ashtu si edhe Ballkani perëndimor ka nevojë për BE.

“Për ne, kjo është e jashtëzakonshme, diçka që as në imagjinatën më guximtare nuk do të kishte menduar se do të ndodhte dhe po ndodh. Është një sinjal i fortë i BE, se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE.

Do të dëshiroja që çështja e Kosovës dhe Serbisë të zgjidhej sot, por mendoj se kërkon kohën e vetë. Ka një ndryshim shumë të madh se këtu është rock n roll, në Bruksel është vetëm simfoni”, u shpreh Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Samiti i BE në Tiranë i jep goditje fatale nismës ‘Ballkani i Hapur’”

Berisha tregon dy anët e medaljes së protestës më 6 dhjetor