MENU
klinika

Kryeministri përmend dhe korridorin e 8-të

Projekti i Portit Tregtar të Durrësit në Porto Romano

12.12.2022 - 13:06

Projekti integron hekurudhën Durrës – Prishtinë dhe Portet e thata në Kosovë e Maqedoni të Veriut. Është një projekt strategjik i parashikuar ti përgjigjet kërkesave Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, por edhe vendeve të tjera të rajonit për 4 dekadat e ardhshme.

Gara do të jetë e hapur nga janari-deri në korrik 2023 dhe për t’u bërë pjesë, kryeministri Edi Rama, ftoi të gjitha vendet të marrin pjesë. Ai u kujdes të thoshte se firma që do ta ndërtojë duhet të jetë nga një vend mik i NATOS, duke mos e kursyer edhe një batutë.

“Kështu që Mbretëria e Bashkuar na bën ndonjë propozim për të krijuar së bashku ndonjë situatë që mund të mos i pëlqejë Bashkimit Europian, por mund të jetë e rëndësishme për të dyja palët, ne mund të “Brexit-ojmë” një zonë të Porto Romanos, të vendosim flamurin anglez e të vendosim gjykata angleze që të vendosë për të gjitha konfliktet që mund të jetë midis aktorëve aty dhe shtetit shqiptar, siç është bërë në Dubai”, tha ai

Maqedoninë e veriut e përfaqësoi zv.kryeministri i parë Artan Grubi, i cili solli në vëmendje pjesën e investimit që prek edhe vendin e tij, nëpërmjet Portit të Thatë të Strugës. Për ministrin e mjedisit të Kosovës Liburn Aliu, gjithçka nis dhe përfundon nga Durrësi.

Takimi u përmbyll me nënshkrimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare edhe asaj të Maqedonisë së veriut, për portin e thatë të Strugës, në funksion të Portit të ri tregtar të Durrësit.

Kryeministri Rama tha se porti i ri në Durrës do të jetë nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë rajonit për shkëmbimet tregtare me rajonin.

“Porti i Durrësit ka qenë historikisht shumë i rëndësishëm. Sot jemi në shekullin e 21-të dhe jemi vonë sepse nëse do të shikonim progresionin e volumit të mallrave dhe të ardhurave që kjo vepër do të garantojë në 20 apo 30 vitet e ardhshme, po të kishim nisur 2 apo 3 dekada më parë do t’i kishim marrë frytet.

Sot janë pjekur kushtet që të kemi një port tregtar të denjë për këtë shekulli. Jo si ai që kemi trashëguar nga e kaluara si një platformë e realizimit socialist. Nuk ka asnjë mundësi për zgjerim hapësirash dhe kapacitetesh, përvecsse është një burim ndotjeje akustike, mjedisore dhe vizuale e papranueshme. Porti i ri tregtar i Durrësit do të bëhet nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë qarkullimit tregtar me perëndimin dhe gjithçka tjetër që shkon përtej anës perëndimore për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Durrësi duke filluar nga integrimi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut përmes Durrësit dhe Strugës do t’i japë këtij rajoni një kapacitet krejt tjetër për të përpunuar volum krejt tjetër tregtar”, tha Rama.

Kryeministri gjatë prezantimit të projektit për Portin e Porto Romano, tha se një lajm shumë i rëndësishëm i samitit të BE-së në Tiranë ishte se korridori i 8-të është përfshirë zyrtarisht në rrjetin e infrastrukturës se qarkullimit rrugor-hekurudhor të BE-së.

‘Është një port që e çon bashkëpunimin rajonal në një nivel krejt tjetër. Ne e kemi nisur këtë proces paralelisht me Kosovën, ashtu sikundër kemi filluar punën për hekurudhën dhe kemi mbështetur financiarisht studimin e vizibilitetit për portin e Thate të Prishtinës kemi punuar të bindim BE-në që të përfshijë korridorin e 8 i cili është bllokuar për dekada të tëra në marrjen E statusit pjesë e infrastrukturës europaine në mënyrë që të ecim paralelisht me portin e Thatë. Lajmi i rëndësishëm i samitit në Tiranë ishte se korridori i 8 është zyrtarisht i përfshirë në rrjetin e infrastrukturës së qarkullimit rrugor-hekurudhor të BE-së. Ne mund të kemi akses edhe në mbështetjen evropiane për ndërtimin e kësaj vepre shumë të rëndësishme.’– tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqipëria bëhet me tri hekurudha”

Balluku: Porti i Vlorës do të kthehet në port jahtesh


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin