MENU
klinika

Rama: Investim i rëndësishëm

Pamjet nga kantieri i portit të peshkimit në Durrës

13.12.2022 - 12:56

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të martë pamje nga kantieri për zgjerimin e kapaciteteve ankoruese në Portin e Peshkimit Durrës. Rama thotë se ky investim është i rëndësishëm dhe po zbatohet nga Ministria e Bujqësisë. Ky investim vjen edhe pas kërkesës së komunitetit të peshkatarëve.

Rama bën me dije po ashtu se Porti i Peshkimit do të integrohet me portin e ri turistik. Në këtë mënyrë ai do të bëhet i aksesueshëm nga banorët, vizitorët dhe turistët e Durrësit përmes një aksi këmbësor me njësi shërbimesh dhe Markatën e Peshkut.

“Ky është kantieri për zgjerimin e kapaciteteve ankoruese në Portin e Peshkimit Durrës, një investim i rëndësishëm që po zbatohet nga Ministria e Bujqësisë si reagim ndaj një kërkese këmbëngulëse të komunitetit të peshkatarëve.

Porti i Peshkimit do të integrohet në vijim me Portin e Ri Turistik, duke u bërë i aksesueshëm nga banorët, vizitorët, turistët e qytetit bregdetar, përmes një aksi këmbësor me njësi shërbimesh dhe me Markatën e Peshkut, e cila përbën një atraksion më vete në qytetet turistike bregdetare”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Investimi më i madh në 30 vite

25 mln euro për infrastrukturën portuale