MENU
klinika

Intervista për Bloomberg

Rama: Shqiptarët nuk janë vikingë që pushtojnë Anglinë, ti quash të tillë është qesharake

05.12.2022 - 18:51

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar ka dështuar prej vitesh të marrë seriozisht çështjen e rritjes së azilkërkuesve, pavarësisht thirrjeve të përsëritura për ta bërë këtë. Ai ka akuzuar qeverinë britanike se po përpiqet të krijojë një narrativë që fajëson Shqipërinë.

Politikat britanike kanë çuar në këtë “turp”, tha Rama në një intervistë për ‘Bloomberg‘. U takon politikanëve të Mbretërisë së Bashkuar “të qeverisin vendin e tyre”, të mbyllin zbrazëtirat në politika dhe të trajtojnë grupet kriminale që i shfrytëzojnë ato për të lehtësuar migrimin nga kombi ballkanik, shtoi ai.

Britania po përballet me një rritje të numrit të emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla, të cilën Sekretarja e Brendshme Suella Braverman e përshkroi në tetor si një “pushtim në bregdetin tonë jugor”. Shqiptarët përbëjnë më shumë se një të tretën e 33,000 të ardhurve në nëntë muajt e parë të vitit dhe zyrtarët ia atribuojnë këtë bandave kriminale shqiptare që vendosen në Francën veriore.

Lexo edhe :  Vuçiç nuk merr pjesë? Rama për samitin e BE: Do vijë, nuk ka rrugë tjetër!

Rama deklaroi se është e padrejtë nga Britania të sugjerojë se bandat që vepronin si ndërmjetës përbëheshin nga shqiptarë, duke thënë se ata janë kriminelë nga shumë vende.

“Nuk është e zgjidhshme nëse ushqejnë veten dhe njerëzit me një narrativë se është një grup shqiptarësh që po i bën të gjitha këto”, tha ai. Të trajtosh këta fëmijë të varfër, të cilët po kalojnë Kanalin, si Ragnar Lodbrok dhe Vikingët që pushtojnë Anglinë Lindore, kjo është qesharake.”.

Bandat kriminale

Shqiptarët kërkojnë azil politik jo sepse përballen me persekutim në shtëpi, por sepse është një rrugë drejt një tregu pune që i përjashton ata, tha Rama.

Lexo edhe :  Luçiano Boçi kandidat për bashkinë Elbasan

Rama tha se edhe pse është vonë, është mirë që “të trajtohet kjo çështje në sistemin britanik dhe të mos jepet azil politik në përmasa të tilla që të duket sikur njerëzit po ikin nga një luft딑Situata të çmendura’ Në afat të gjatë, do të kishte kuptim që Britania të hapte tregun e saj të punës për punëtorët nga Shqipëria, pasi kjo do të garantonte lëvizjen e lirë të njerëzve dhe do t’i kursente ata nga arritja atje në të tilla “situata të çmendura”, tha Rama, duke iu referuar rrezikut.

‘Këto janë rrjete ndërkombëtare dhe jo Netflix”, tha në fund Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dy qeveritë duhet të bëjnë më shumë për emigrantët e paligjshëm!"

Debati për shqiptarët/ Zbardhet biseda e Ramës me Sunak

Zbardhet propozimi i kryeministrit shqiptar

Emigrantët e gomoneve, Rishi Sunak telefonatë me Ramën?

"Mbi gjysma e popullsisë planifikon të ikë"

Forbes: Shqipëria, në rrezik për shkak të migrimit