Plot 28 gola u shënuan në 8 sfidat e vlefshme për raundin e 1/16-ave të Kupës së Botës. Një rekord historik ky për sa i përket numrave të golave brenda një edicioni të shënuara në këtë raund, që prej vitit 1986 kur ky raund filloi të aplikohej.
Në këtë statistikë janë përjashtuar penalltitë e gjuajtura në 2 sfidat që shkuan me penallti, atë mes Japonisë dhe Kroacisë si dhe Marok-Spanjë. Dueli me numrin më të lartë të golave ishte ai i mbrëmjes së sotme mes Portugalisë dhe Zvicrës, që përfundoi me rezultatin 6-1.
28 – The round of 16 at the 2022 #FIFAWorldCup produced 28 goals; the most scored during this stage in a single edition of the tournament since the round of 16 was reintroduced in 1986 (excl. shoot-outs). Goals. pic.twitter.com/g4DsMCp8jr
— OptaFranz (@OptaFranz) December 6, 2022
Ndërsa me më pak gola ishin Marok-Spanjë, ku nuk u shënua, dhe Japoni-Kroaci, vetëm dy të tillë. Kurrë më parë nuk kishim parë kaq shumë gola në këtë fazë.