MENU
klinika

Sulmi ndaj ‘Prestige” shtohet në dokument!

BE i shqetësuar për korrupsionin, mosndëshkueshmërinë në Shqipëri!

01.12.2022 - 17:59

Ditën e sotme në Bruksel është diskutuar edhe njëherë në lidhje me Shqipërinë dhe rrugën e saj Europiane. Procesi i diskutimit vjen pak ditë përpara se në vend të vijnë gjithë krerët e vendeve të BE dhe njëkohësisht edhe komisionerja e BE, Von der Leyen.

Sipas raportit dhe rezolutës së miratuar sot rezulton se shqetësimet e BE mbeten të larta dhe reflektojnë dhe shqetësimet e ngritura nga opozita. Rezoluta i kërkon mazhorancës që ta kthejë procesin e integrimit në një proces kombëtar duke përfshirë opozitën dhe Kuvendin në këtë proces. Madje rezoluta i kërkon Parlamentit të Shqipërisë që të hedhë një hap të mëtejshëm në raport me procesin e integrimit duke u përfshirë më shumë në këtë proces.

“Nënvizon nevojën për përfshirjen e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit Europian për të avancuar edhe më tej aftësitë e tij legjislative, buxhetin dhe mbikëqyrjen, i bën thirrje Kuvendit që të finalizojë ndryshimet e kërkuara për të përcaktuar rolin e të fundit në procesin e integrimit dhe për ta kthyer këtë në një proces kombëtar”

Për Parlamentin Europian është shqetësuese fakti që Shqipëria ka vuajtur nga nxjerrja e të dhënave personale dhe i bën thirrje Shqipërisë që të implementojë GDPR për të mbrojtur më mirë të dhënat personale të qytetarëve.

Po ashtu i bën thirrje palëve politike që të arrijnë në një konsensus në lidhje me reformën elektorale të vendit ndërsa vë në dukje zbatimin e gjithë kërkesave dhe këshillave të raporteve të OSBE/ODIHR duke përfshirë edhe financimin e parive.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë ngritur shqetësimin e zgjedhjeve, manipulimit të tyre, blerjes së votës, përdorimit të burimeve shtetërore dhe përdorimit të krimit të organizuar në zgjedhje.

Ky shqetësim është përfshirë në Rezolutën e miratuar, ku theksohet se “nënvizohet përgjegjësia e përbashkët e forcave politike në Shqipëri për të përforcuar dhe për të fuqizuar një dialog ndërpartiak dhe bashkëpunim politik, duke mundësuar funksionimin e institucioneve demokratike dhe duke vazhduar përmirësimin e qeverisjes, transparencën dhe pluralizimin, përfshirë edhe praninë aktive të shoqërisë civile; i bën thirrje rëndësinë e arritjes së një konsensusi mes aktorëve kryesorë politikë dhe rëndësinë e ndërtimit të një tradite konstruktive parlamentare dhe kulturës së bashkëpunimit.

I bën thirrje nevojës për të adresuar problemet e krijuara nga zgjedhjet dhe evidentuara në rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias përpara zgjedhjeve të përgjithshme të radhës, duke përmirësuar më tej aksesibilitetin edhe integritetin e zgjedhjeve duke ndaluar blerjen e votave dhe keqpërdorimin e burimeve administrative, duke përfshirë dhe digjitalizimin, transparencën dhe mbrojtjen e të dhënave sikundër dhe aksesin e njëjtë në media. Po ashtu edhe rishikimin e ligjit dhe rregullave në lidhje me financimin dhe funksionimin e partive politike.”

Njëkohësisht Parlamenti Europian duket që ka pranuar edhe kërkesën e PD në lidhje me votimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe domosdoshmërinë e asaj vote duke e shtuar si çështje në rezolutën e miratuar.

Në progres raportin e fundit të Bashkimit Europian vërehet një kritikë e ashpër e tij në raport me zbatimin e MSA sidomos në fushën e lirisë së garës. Rezoluta e Parlamentit Europian vë theksin pikërisht në shkeljet e MSA për të cilat opozita ka akuzuar qeverinë duke nisur nga Aeroporti i Vlorës dhe deri tek Porti i Durrësit.

Gjithashtu rezoluta vë në dukje edhe mbrojtjen e mjedisit, duke kujtuar se lumi i Vjosës duhet të mbrohet i gjithi sikundër dhe parqet kombëtare. Një tjetër temë për të cilën opozita ka luftuar duke mbajtur dhe interpelancë me Ministren Kumbaro në lidhje me Parkun e Vjosës.

Rezoluta e miratuar kërkon nga autoritetet e Tiranës më shumë rezultate në këto fusha, me një vëmendje të shtuar sa i përket kujdesit ndaj financimeve të partive politike në një vit zgjedhor.

‘I bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare për të vijuar eliminimin e korrupsionit dhe aktiviteteve kriminale, në veçanti në nivelet e larta, nga të gjitha fushat e jetës publike, duke përfshirë nga procedurat e prokurimeve publike deri te financimet e partive politike. Shënim, me shqetësim që Shqipëria ka rënë me 27 pozicione nga 2016 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International’.

Vëmendje ka marrë gjithashtu edhe sulmet e rregullta që kanë pësuar gjyqtarët dhe prokurorët që janë konsideruar si të patolerueshme nga ana e Parlamentit Europian duke u dënuar ashpër.

Nuk ka kaluar pa u vërejtur dhe sulmet e qeverisë ndaj medias së lirë dhe gazetarëve, ku në rezolutë theksohet se “i bën thirrje Shqipërisë për të siguruar një politikë të tolerancës zero ndaj intimidimit dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe medias. I kërkon autoriteteve që të marrin veprime decisive kundër dhunës, intimidimit, fushatave të shpifjes dhe influencës indirekte të financiare dhe politike ndaj medias së pavarur dhe gazetarëve”.

Një paragraf që të kujton qartësisht sjelljen e paprecendetë të kryeministrit Rama karshi gazetarëve dhe gjithashtu edhe sulmin ndaj medias së ‘FokusGroup’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama: Është shkelur leja e ndërtimit

IKMT shemb godinën e restorantit në ‘Prestige Resort’