MENU
klinika

Do të trafikohej jashtë vendit

Sekuestrohen 10 kg drogë në Elbasan, të përfshirë 3 persona

02.12.2022 - 11:27

Një sasi prej 10 kilogramësh hashash është kapur në qarkun e Elbasanit, e cila dyshohet se do trafikohej jashtë vendit.

Mësohet se droga është gjetur e përgatitur për shitje dhe pritej të nxirrej jashtë Shqipërisë.

Sipas burimeve, mësohet se të përfshirë në trafikun e drogës kanë qenë 3 persona.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.