07.12.2022 - 19:06
Pak javë më parë në dhomat e zhveshjes së Serbisë u shfaq harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb. Kaq ka mjaftuar për FIFA-n që të nisë zyrtarisht një hetim, me procedimin disiplinor që është mbyllur sot. Përveç këtyre, nuk mungoi edhe një shkrim: “S’ka dorëzim”.
Zyrarisht, Federata e Futbollit të Serbisë është gjobitur me 20 mijë franga zvicerane. Përfaqësuesja e njohur ia hedh paq edhe kësaj here, pasi pritej një ndëshkim më i rëndë sesa kaq.
Vlen të theksojmë se po për këtë arsye, Federata e Futbollit të Kosovës kishte bërë një ankesë në dyert e shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, kërkesë kjo e cila mori përgjigje këtë të mërkurë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ideja e presidentit të FFK