MENU
klinika

Pas deklaratës së bujshme, reagon këngëtarja serbe

“Shaqiri dëgjon këngët e mia para ndeshjes…”!

07.12.2022 - 12:11

Ndeshja e disa ditëve më parë Zvicër-Serbi shkaktoi bujë të madhe kudo.

Jehona e ngjarjeve që e pasuan vazhdon edhe sot. Së fundmi këngëtarja serbe Maja Nikoliç, ka habitur me deklaratën e saj.

E ftuar në një emision sportiv në Serbi, ajo ka komentuar kampionatin botëror të Katarit.

E teksa fliste për ndeshjen Serbi-Zvicër sipas gazetës serbe “Alo” ajo përmendi një bisedë që sipas saj kishte bërë me Xherdan Shaqirin para ndeshjes, duke habitur edhe të pranishmit e tjerë në studio.

“Ajo që njerëzit nuk e dinë është se Shaqiri më ka dërguar përshëndetje nga dhoma e zhveshjes ku kanë luajtur këngët e mia. Ata luajtën “Të gjithë më mashtruan” – tha Nikoliç e cila shtoi: U thashë, mos më përshëndetni, derisa të na kërkoni falje publike. Ku më gjete, turp të kesh atdhetar, si më pershendet? Nuk më intereson të më dëgjojnë zviceranët dhe disa Shaqirë që e urrejnë Serbinë. Unë thashë që urrejtësit e serbëve nuk duhet të më përshëndesin” – përfundoi Nikoliç.

Por si është e vërteta?

Por pas bujës së këtij lajmi, ajo ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjete sociale.

“Ju lutem mos shkruani këto lajme të pavërteta. Mos më përfshini me njerëz të tillë. Unë nuk e njoh këtë njeri, ne kurrë nuk kemi pasur kontakte dhe nuk është e drejtë që të shkruhet për dikë që më ka telefonuar kur ne nuk jemi takuar kurrë. Ajo ishte thjesht një video nga një show, por mediat e kanë deformuar deklaratën time”, shkruan ajo.