MENU
klinika

Analiza

Si mund ta rimarrë Ukraina tokën e saj?

04.12.2022 - 17:16

Një surprizë e hidhur po përgatitet për Vladimir Putin brenda Krimesë. Lufta e nisur në muajin shkurt midis Rusisë dhe Ukrainës ka shkaktuar një pesimizëm dhe një frikë të madhe tek banorët e Krimesë. Si pasojë në këtë vend ka filluar një migrim masiv drejt vendeve si Poloni  Evropë dhe Turqi. Ndërsa pjesa e mbetur të cilët po i rezistojnë pushtimit rus përshkruan situatën dhe tensionin në rritje në gadishull. Ata treguan gjithashtu se si po përgatiten të ndihmojnë ofensivën ukrainase nga brenda. Në këtë ishull të cilin Moska e aneksoi ilegalisht në vitin 2014 çdo ditë e më shumë po rritet frika se lufta po afrohet. Ndaj dhe po merren masa paraprake duke përgatitur grupe partizane dhe diversante.

Situatë e vështirë në gadishull

Pas shpalljes së mobilizimit, që shkaktoi reagime në Rusi, mijëra rusë filluan të largoheshin nga vendi. Ata po mundohen të shesin vilat e tyre luksoze të pushimit. Çmimet e larta ushqimore mungesa e barnave si dhe e shtretërve nëpër spitale janë vetëm disa nga shqetësimet të banorëve në gadishull. Që nga fillimi i rekrutimit dhe mobilizimit të pjesshëm ka pasur një rritje të protestave kundër luftës. Për Putinin, Krimea ka qenë prej kohësh e shenjtë, ai e ka quajtur atë “një pjesë e pandashme e Rusisë” dhe kjo ka bërë që shumë në Perëndim të frikësohen se ofensiva e Ukrainës kundër Krimesë mund të jetë një “vijë e kuqe” strategjike. Kjo ndjenjë u përforcua më tej nga zyrtari kryesor rus i cili lëshoi ??paralajmërime në rast të ndonjë sulmi ndaj Krimesë. Ukrainasit kanë sulmuar në mënyrë të përsëritur objektivat ruse në Krime që nga gushti, duke përfshirë sulme ndaj bazave ajrore dhe anijeve.

Hidhet në erë ura e Krimesë

Megjithatë, tensionet u rritën në mënyrë dramatike pas shpërthimit të 8 tetorit, i cili dëmtoi ndjeshëm urën e Krimesë (Kerç), një linjë jetike furnizimi midis Rusisë dhe Krimesë. Nga shpërthimi tre persona humbën jetën. Kjo urë përveç se ka qenë simbolike për Rusinë ka qenë gjithashtu dhe një rrugë e rëndësishme logjistike furnizimi  për forcat ruse në Krime dhe në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia. Me një  gjatësi rreth 12 milje (19 km), ura u hap nga vetë presidenti rus, Vladimir Putin në vitin 2018. Banorët e Krimesë që po i rezistojnë pushtimit thonë se rusët janë shumë nervozë dhe se po përpiqen intensivisht të ekspozojnë simpatizantët pro-ukrainas, nga frika e sabotimeve të reja. Kievi nuk e ka marrë kurrë zyrtarisht përgjegjësinë për incidentin në urën kyçe të ngushticës Kerç, e cila besohet të ketë qenë me shumë gjasa një sulm me kamion bombë. Pas shpërthimit të urës Rusët kanë forcuar mbrojtjen e tyre dhe kanë rritur numrin e forcave ushtarake, veçanërisht në distriktin Dzhankois’kyi, pjesa veriore e stepës së Krimesë pranë Gjirit Syvash.

Krimea do të jetë pjesë e Ukrainës

Tamila Tasheva, përfaqësuesja e përhershme e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për Krimenë,  ka pohuar pak javë më parë se vihet re një mobilizim të gjerë të popullit ndaj forcave ruse. Më pas ajo shtoi se në krahasim me vitin 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë  dhe situatës aktuale dallimi kryesor është fakti që Ukraina sot ka një ushtri  të fortë dhe një udhëheqje  të vendosur, dhe  ky fakt ka inkurajuar popullin e Krimesë. Mëpas ajo shtoi se ka shpresa të mëdha që gadishulli do të jetë sërish në duart e Ukrainës. “Kievi do të dëshironte që ta rimerrte Kerimenë pa luftë por në rast nevoje ne do të jemi të gatshëm të luftojmë”.

Krimea, vijë e kuqe strategjike

Gadishulli i Krimesë është mollë sherri për të dyja vendet pasi ajo është vijë e kuqe strategjike për Rusinë. Në lidhje me këtë çështje qëndrimi i shumë vendeve europiane dhe i SHBA- së ka qenë shumë i qartë. Më datë 26 shkurt presidenti Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë bëri të qartë qëndrimin e tij. “Ne riafirmojmë një të vërtetë të thjeshtë: Krimea është Ukrainë”, ka theksuar ai. Edhe qëndrimi i presidentit Zekensky ka qënë  shumë i prerë. Në tetor ai u tha liderëve parlamentar evropianë dhe amerikan ‘Ne patjetër do ta çlirojmë Krimenë. Lufta do të përfundoje kur ne të kemi marrë plotësisht dhe të kemi çliruar Krimenë. Por situata vijon te jetë e paqëndrueshme në gadishull, rrjedhja e ngjarjeve mund të ndryshoje  në çdo moment.