MENU
klinika

Mero Baze

Si po përgatit Berisha, “pafajësinë” për dështimin e 6 Dhjetorit

01.12.2022 - 20:07

Shenjën e parë e dha dje në mbrëmje. Ai e afroi ditën e ardhjes së protestuesve në Tiranë nga 6 Dhjetori më 5 Dhjetor. Në një takim në mbrëmje në një lagje të Tiranës u bëri thirrje protestuesve nga rrethet të vijnë në datën 5 Dhjetor në Tiranë, pasi sipas tij në datën 6 dhjetor, do të bllokohen rrugët dhe hyrjet për Tiranë.
Nuk është e vërtet që do bllokohen rrugët, pasi plani i sigurisë është bërë publik për rrugët e bllokuara. Po ashtu shumë nga liderët evropianë do të vijnë po ashtu qysh në datën 5 në Tiranë, kështu që të njëjtat rregulla vlejnë dhe për datën 5 dhjetor .

Problemi që ka Berisha është të justifikojë pse nuk solli dot njerëz nga rrethet në datën 6 dhe të krijojë këtë rrëmujën e datave. Aq më qesharake, kur u bën thirrje “demokratëve të hapin shtëpinë e tyre për protestuesit që të kenë ku të flenë në datën 5 në mbrëmje. A thua se janë një çetë luftëtarësh të njohur me njëri tjetrin dhe duhet të flenë ose në pyll ose në shtëpitë e njëri tjetrit.
Në fakt ashtu siç është bërë PD, për shkak të Berishës, demokratët duhet ti mbrosh mos vrasin njëri tjetrin e jo më të marrin njëri tjetrin nëpër shtëpi.

Gjatë ditës së sotme e avancoi justifikimin e mundshëm të dështimit, kur tha se “Bulevardin do ta marrin protestuesit. Janë ata përgjegjës”. Këtu shmangu protagonizmin personal. Nuk tha që do të jem në krye të atyre që do marrin me dhunë bulevardin. Madje dhe përgjegjësinë për çfarë mund të ndodh ua la atyre. Pak a shumë këtë fjali e thotë sa herë humbet PD kur shpjegon se “çdo demokratë është përgjegjës për humbjen” Dhe në këtë rast, u pa qartë se çdo protestues më 6 Dhjetor do të jetë përgjegjës për dështimin për mos marrjen e bulevardit. Ky do qëndroj tek SHQUPI, derisa ta njoftojnë “eja se Bulerdin e morëm”. Nëse nuk e njoftojnë nuk shkon.
Pastaj shpiku se Edi Rama e shpalli 6 Dhjetorin ditë pushimi dhe më pas e anuloi. Në të vërtet nuk ka ndodhur asgjë. Disa portale shpikën lajmin se qeveria do shpall 6 Dhjetorin ditë pushimi dhe Rama vetëm sa e saktësoi sot që nuk do të jetë ditë pushimi. Por Berisha tha se nëse do ishte ditë pushimi gjithë administrata e shtetit do ishte në protestë me të. Pra në një farë mënyre ja lë fajin Ramës që nuk e la pushim që ti vinin këta të administratës në protestë.

Nuk do se çfarë do të vazhdoj të shpik deri nesër e pasnesër, por duket qartë që nga dita në ditë, po zhduk orarin e protestës, pastaj ditën e protestës, pastaj komandantët e protestës në fund dhe trupën protestuese, duke e bazuar herë tek “demokratët që do vijnë që në datën 5 të flenë ilegalisht në Tiranë e deri tek mungesa e administratës. Pak nga pak po e plotëson tablon e justifikimit të dështimit, i cili po ashtu do të jetë për shkak të Edi Ramës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN