MENU
klinika

“Kush është ky?”

Si reagoi familja e Cindy Marin për lidhjen me Genar Topallin

07.12.2022 - 12:15

Gazetarja sportive Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli prej rreth 2 vitesh janë në një romancë. Megjithëse ishte vetë modelja, që e bëri publike romancën, ajo tregohet mjaft e rezervuar nëpër intervista sa i përket jetës së saj private. Por së fundmi ajo ka folur në lidhje me gjërat që i pëlqejnë më shumë te partneri i saj dhe për takimin me Jozefina Topallin.

“Genari ka shumë gjëra që më pëlqejnë tek ai, është shumë i sinqertë, shumë i zgjuar, shumë i dashur, Ka shumë karakteristika që i vlerësoj tek ai. Kisha fatin që Jozefinën e kisha takuar më para se Genarin, jemi njohur. Nuk po shkoja për herë të parë ta takoja pasi isha lidhur. Më kanë pritur shumë mirë”– tha ajo në një intervistë në “Natë me Aulonën.”

E pyetur se si kanë reaguar vëllezërit e saj në lidhje me romancën me Genar Topallin, Cindy tha:

“Nuk kanë pasur ndonjë mendim, iu thashë jam lidhur. Vëllai i madh është më i qetë, më pyeste, është, pyetje normale. Vëllai i vogël ishte më ndryshe si “kush është ky?”, në fakt vëllai i vogël e ka takuar. Kanë shkuar shumë mirë bashkë, ia ka mbushur mendjen Genari. Shkojnë shumë mirë të dy me Genarin”- rrëfeu Cindy, e cila shtoi gjithashtu se çifti nuk ka ende plane për dasmë.

Modelja foli gjithashtu edhe për eksperiencën e saj në “Miss Universe”, duke theksuar se ka qenë një vendim i papritur për t’u bërë pjesë e konkursit të bukurisë.

“Ishte një vendim jo i mirëmenduar, nuk e kisha ëndërruar gjithë jetën time, Ishte një moment, një vit më parë isha e ftuar për të parë Miss Universe dhe e mendova dhe pastaj bëra kërkime se çfarë është. Ajo është platformë që të jep shumë mundësi dhe kjo është ajo çfarë më pëlqeu më shumë. Një Miss duhet të ketë shumë gjëra, nuk duhet të jetë thjesht e bukur, duhet të dish të flasësh, të jesh e sjellshme. Thjesht hyra pa asnëj pritshmëri dhe dola me sukses”– tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë shkruajnë për moderatoren shqiptare

Cindy Marina pikaset nga mediet ruse