MENU
klinika

Kujdesi që duhet treguar gjate dimrit

Si të parandaloni këputjen e flokëve?

03.12.2022 - 11:11

Këputja e flokëve është një fenomen me të cilin shumica prej nesh përballen në një moment të caktuar të jetës. Këputja e flokëve nuk është e njëjtë me rënien e flokëve. Është normale të humbasësh rreth 50-100 fije flokësh në ditë. Këshillat që duhet të ndiqni që të shmangni këtë problem:

Kini kujdes se si i thani flokët
Kushdo që ende i than flokët me një peshqir duke i fërkuar, bën një gabim të madh. Një peshqir me mikrofibër apo edhe një copë pambuku do të funksionojë për të parandaluar këputjen.

Provoni një trajtim me ujë orizi
Uji i orizit është plot me lëndë ushqyese që forcojnë dhe rigjenerojnë flokët si aminoacide, acid folik dhe niacin. Merrni një filxhan oriz dhe përziejeni me dy gota ujë. Kullojeni ujin e orizit pas 24 orësh, më pas hidheni në një shishe dhe vendoseni në frigorifer derisa të jetë gati për t’u përdorur.

Përdorni shampon në mënyrën e duhur
Jo vetëm që është thelbësore të përdorni një shampo pa sulfate që nuk ka përbërës të ashpër, por edhe mënyra se si e përdorni është po aq e rëndësishme. Shampoja duhet të aplikohet vetëm në lëkurën e kokës dhe jo në të gjithë gjatësinë e flokëve. Sasia e shampos që përfundon në fijet tuaja është e mjaftueshme për të hequr çdo papastërti nga flokët tuaj. Në përgjithësi, gjetja e një shampoje që ka përbërës hidratues për flokët tuaj është thelbësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra prekëse, një natë para se ta vrisnin komunistët

‘1 ledhatim dhe 10 fshikullime, mësohu me jetën’

si t’i jepni zgjidhje këtij problemi

7 arsye përse ju yndyrosen flokët