MENU
klinika

Arrestohet 32-vjeçari!

Si u vra Taulant Beqiraj në mes të rrugës në Vlorë

08.12.2022 - 15:32

I riu Sali Zeneli, i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të makinës në drejtim të automjetit me të cilin u larguan autorët pas ekzekutimit të shokut të tij Taulant Beqiraj, është vendosur në pranga.

32-vjeçari, i shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, u arrestua nga policia e Vlorës në Panaja.

“Shtetasi Sali Zeneli dyshohet se më datë 03.03.2021, pas vrasjes së shokut të tij, shtetasit T. Gj., në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin janë larguar autorët, 2 prej të cilëve, H. J. dhe S. G., janë ndaluar më pas nga Policia”, njoftojnë uniformat blu.

Gjykata e Vlorës, me vendimin e datës 15.03.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

Njoftimi i policise:
DVP Vlorë/Kontrolle të befasishme në të gjithë qarkun Vlorë, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me lëndë narkotike apo me armë zjarri.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me FNSH Vlorë, operacioni policor i koduar “Swift”.

Kapet në Panaja dhe vihet në pranga, një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për ushtrimin e kontrolleve të befasishme në qendrat urbane, në akset rrugore nacionale dhe në ato kryesore rurale, me qëllim kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sëift”, në kuadër të të cilit u kap dhe ndalua shtetasi në kërkim:

S. Z., 32 vjeç, banues në Panaja.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 15.03.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

Shtetasi S. Z. dyshohet se më datë 03.03.2021, pas vrasjes së shokut të tij, shtetasit T. Gj., në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin janë larguar autorët, 2 prej të cilëve, H. J. dhe S. G., janë ndaluar më pas nga Policia.

Vrasja e Taulant Beqirajt
Ngjarja e rëndë u regjistrua më 3 mars të vitit të kaluar, ku u ekzekutua me breshëri plumbash 31-vjeçari Beqiraj. Atentati ka ndodhur në momentin kur viktima ishte duke ecur në këmbë në trotuar. Autori i vrasjes, sipas dëshmitarëve okularë, ka zbritur nga një mjet, i pamaskuar, dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj Beqirajt, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes, autorët u larguan me një autoveturë tip “Ford”, e cila u gjet e djegur më pas në zonën e Pyllit të Sodës. Largimi nga vendi i ngjarjes u bë aq shpejt, saqë drejtuesi i mjetit nuk priti të hipte në makinë personi i dytë i përfshirë në vrasje, duke i dhënë gaz sapo dëgjoi krismat.

Tauland Beqiraj, djali i një ish-polici, kishte edhe dy mbiemra të tjerë, Manaj dhe Gjikaj, për shkak të së shkuarës së tij në veprimtari të paligjshme. Ai ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Krimi i rëndë dyshohet se ndodhi për shkak të një borxhi, pasi ditën e vrasjes, Beqiraj ishte takuar me autorët e krimit dhe këta të fundit i kanë përmendur borxhin që u kishte marrë, por pa sqaruar shumën e vlerës monetare që bëhej fjalë.

Dëshmitarët kanë treguar se Taulant Beqiraj fillimisht ka debatuar me autorët dhe u ka bërë me dije se paratë nuk do t’ua kthente, duke vijuar me fyerjet dhe ofendimet në distancë. Në debat e sipër, ai u ka treguar se në brez ka pasur dhe një armë zjarri.

Fill pas këtij momenti, Beqiraj është larguar me një makinë me xhama të zinj bashkë më dy persona të tjerë dhe janë larguar në drejtim të Rrugës Transballkanike.

Nga pas është ndjekur nga tre personat me të cilët debatoi brenda lokalit. Në momentin që Beqiraj ka dalë nga makina dhe ka ecur disa metra, është qëlluar për vdekje. Ndaj autorëve janë kundërpërgjigjur me armë zjarri edhe shokët e viktimës, mes tyre Sali Zeneli, duke qëlluar 3 herë në drejtim të mjetit tip “Ford”.

Dënimi i autorëve

Gjykata e Vlorës dënoi me 21 vite burg të pandehurin Elton Hajnaj, për akuzën e “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.

Hajnaj është akuzuar si autori kryesor që ka shkrepur armën, duke i marrë jetën të riut në zonën e quajtur si Rruga Transballkanike.

Gjithashtu, edhe 2 shokët e tij, Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani, janë dënuar me nga 6 vite burg secili si përkrahës të autorit të krimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekzekutoi Taulant Beqirajn në mes të Vlorës

Dënohet me 21 vite burg Elton Hajnaj