MENU
klinika

Dy ditë pasi vrau ish-gruan shtatzënë

Sokol Halili, vret veten përpara banesës së tij

02.12.2022 - 17:04

Dy ditë pasi vrau ish-bashkëshorten e tij 9 muajshe shtatzënë në Kosovë, Sokol Halili vrau veten përpara banesës së tij.

Sipas mediave kosovare, policia ishte duke negociuar me babain e tij për dorëzimin e të birit.

Babai doli jashtë shtëpisë për të folur me zyrtarët e policisë duke iu thënë se i biri do të dorëzohej.

Në atë moment, Sokol Halili vrau veten me armë zjarri.

Sokol Halili vrau ish-gruan e tij, Hamide Magashin në oborrin e QKUK-së, në afërsi të Gjinekologjisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U vra nga ish-bashkëshorti në oborrin e spitalit

Sot i jepet lamtumira Hamide Magashit