MENU
klinika

Godet pjesën anësore

Sot dita e dytë e aksionit të IKMT-së në “Prestige Resort’

02.12.2022 - 10:56

Forca të shtuara të policisë, IKMT-së si edhe forcat Xheniere janë të pranishme edhe sot në ditën e dytë të sulmit të paligjshëm në Prestige resort.

Fadroma e IKMT ka nisur prishjen e paligjshme.

“Ka nisur puna për shembjen e disa pjesëve anësore. Për shkak të largësisë nuk e kemi pamjen e qartë. Ditën e djeshme ka pasur reagime të mëdha për këtë akt, duke filluar nga Berisha dhe figura të tjera të politikës shqiptarë duke e cilësuar këtë akt si hakmarrje e kryeministrit Edi Rama”, tha gazetari Osman Stafa.

Kujtojmë se dje policia rreth orës 7:00 të mëngjesit, bashkë me fadromat e IKMT-së dhe forcat xheniere zbarkuan në ‘Prestige Resort’ pa asnjë njoftim zyrtar, ndonëse godina është me leje që prej 2016-ës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pronarët: Ndërhyrje e paligjshme, presion politik

IKMT prish pishinat e “Prestige Resort”, turistët dalin të frikësuar