MENU
klinika

Zhgënjimet që ka marrë nga shoqëria

Stresi rrëfehet haptazi në shtëpinë e BBV Kosova

07.12.2022 - 12:19

Reperi i njohur, Stresi është rrëfyer gjatë në shtëpinë e BBV Kosova. Teksa është ndalur tek shoqëria e zhgënjimet, reperi ka thënë se sot e kësaj ditë nuk ka shok besnik.

“Nuk ka shok besnik në jetë përveç vëllait. Një shok mundet me ndenjur me ty për 5 vjet vetëm për një qëllim. Mu ma ka vërtetuar jeta që sot për sot nuk kam asnjë shok. Kam shokë që hymë dhe dalim në familje por vjen jeta se do ta prishë këtë. Jeta ta sjell që diku ka me ta thyer zemrën.”, tha Stresi.

Pas shumë muajsh pritje “Big Brother Vip” nisi mbrëmjen e djeshme, ku nuk munguan banorët surprizë.

Një prej tyre ishte pikërisht reperi Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi, i cili habiti jo pak me vendimin për t’u bërë pjesë e spektaklit.

Stresi u bë pjesë e lojës përmes një letre të cilën ia dedikonte nënës së tij. Kjo e fundit nuk e dinte që i biri do të futej në “BB VIP Kosova”, pasi ai e kishte ruajtur sekret, duke i thënë se ndodhet në Itali. Stresi ishte banori i fundit që iu bashkua shtëpisë, për të garuar për çmimin e madh 200 mijë euro.

Një tjetër banor që mori vëmendje me pjesëmarrjen e tij ishte reperi Getinjo por edhe aktori Edon Shileku nuk mbetet pas.

Ai u shfaq si një “drag queen”, dhe në fakt personazhi që ai do të përfaqësojë herë pas here ne shtëpi do të jetë “Victoria Owns”. Aktori do të shfaqet me dy personalitete të ndryshme dhe në fakt pritet që të bëjë bujë të jashtëzakonshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Drogë, sherr, prostitucion dhe armë

Kush janë VIP-at që kanë provuar qelitë e burgut?