MENU
klinika

Barrikadat e serbëve pengojnë lëvizjen

Tensionet në Kosovë, veriu ende i bllokuar, mbyllen edhe shkollat

12.12.2022 - 10:38

Vijon situata e tensionuar në veri të Kosovës, ku serbët janë ngritur në protestojnë kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç.

Në veri gjithashtu janë vendosur barrikada nga serbët duke e bërë të pamundur  vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje, as edhe në këmbë.

Kjo ka bërë që edhe shkollat në veri për shkak të përplasjes dhe situatës së pasigur të mbyllen. Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme janë dëgjuar shpërthime dhe të shtëna armësh në Rudar afër Zveçanit, por ende nuk dihet se kush ka sulmuar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se barrikadat janë shprehje e protestës kundër arrestimit të njerëzve dhe thekson se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ligjvënësit amerikanë i bëjnë thirrje

“Biden të angazhohet për zgjidhjen e tensioneve”

Politikani serb i përgjigjet Daçiçit

“Kosova është e pavarur, ti duhet të arrestohesh”