Takimet e djeshme në Prishtinë, dhe sot në Beograd, të të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak si dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë komentuar nga analisti Mentor Nazarko në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri si një përpjekje i diplomacisë për të përgatitur një takim tre –palësh të nivelit të lartë.
Sipas Nazarkos ‘presupozohet që këto takime do të krijojnë rrethanat për një takim tre-palësh të nivelit të lartë, të komisionerit Borrel me Vuçiç dhe Kurtin. Për Nazarkon, rezultati i këtyre takimeve nuk është akoma i qartë, ndërkohë që në takimin e fundit u fol për çështjen e targave, megjithëse Kurti me një gjetje taktike interesante e përçmoi takimin.
“Z. Kurti e përçmoi takimin, por në fakt më pas më ndërhyrjen e amerikanëve nënshkroi një marrëveshje, dhe nga një kuptim, është parë si një pranim, i implementimit të asocacionit”, u shpreh Nazarko.
Për Nazarkon edhe Serbia do të shkojë drejt firmosjes së një marrëveshje të tillë, dhe dua të besoj gjithashtu që presioni do të jetë maksimal.