MENU
klinika

Plani për rikthimin e emigrantëve shqiptarë

“The Telegraph”: Kryeministri britanik sot pritet të bëjë publike marrëveshjen

13.12.2022 - 10:56

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak pritet që sot shpallë një marrëveshje për emigracionin shqiptar, e cila do të përshpejtojë procedurat për depërtim, shkruan media britanike “The Telegraph”.

Pas disa javësh negociatash intensive me Shqipërinë, në të cilat Kryeministri ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt, ai do të përshkruajë planet për të frenuar fluksin rekord të anijeve të vogla përgjatë Kanalit të nxitur nga një rritje e emigrantëve nga ky vend, shkruan “The Telegraph”.

Ai pritet të propozojë që vënia e Shqipërisë në të njëjtin nivel me vendet “të sigurta” të BE-së do t’i hapte rrugën deportimeve të shpejta të emigrantëve nga vendi që kërkojnë azil në Angli.

Ministrat do të përpiqen të shmangin kritikat nga avokatët e të drejtave të njeriut duke argumentuar se masat janë në përputhje me vendet e tjera evropiane, të cilat e trajtojnë Shqipërinë si një vend të sigurt dhe në këtë mënyrë përjashtojnë shqiptarët nga e drejta për të kërkuar azil.

Downing Street po shqyrton gjithashtu propozimet për kthimin e shqiptarëve që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne në shtetin ballkanik që aplikimet e tyre të përpunohen atje për të parandaluar që ata të shfrytëzojnë vonesat prej më shumë se një viti për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Raportohet se 3,432 shqiptarë deklaruan se ishin viktima të trafikimit në nëntë muajt e parë të vitit, duke i bërë ata kombësinë më të madhe që aplikonin sipas aktit të skllavërisë moderne, përpara edhe britanikëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Trafikantët kanë ulur çmimin drejt Anglisë”

Deputetët anglezë: Shqiptarët që vijnë me gomone çojini në Ruanda

Sunak bën gati marrëveshjen me Francën për…

Britania e vendosur ‘t’i mbyllë derën’ shqiptarëve