MENU
klinika

Liderët e historisë dhe politikës europiane

Tirana zbukurohet me portete e flamuj në prag të Samitit të BE

05.12.2022 - 17:26

Kryeqyteti shqiptar do të presë nesër liderët e institucioneve europiane dhe disa krerë shtetesh, në kuadër të Samitit Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor. Po ashtu, të ftuar do të jenë dhe liderët rajonalë, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Mirëpo, në prag të kësaj ngjarje të rëndësishme dhe historike për vendin tonë, rrugët që të sjellin në Tiranë, Bulevardi qendror “Dëshmorët e Kombit” dhe institucionet përreth, janë zbukuruar me portretet e disa prej figurave më të njohura të historisë dhe politikës europiane.

Flamuj të Bashkimit Europian dhe të Shqipërisë janë vendosur në autostradat që të sjellin në Tiranë, në rrugën e Rinasit duke filluar nga Aeroporti dhe në Bulevard, për të treguar rëndësinë dhe atmosferën e këtij samiti.

Më poshtë, disa foto të realizuara nga Nensi Bogdani/Birn:

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Samiti i BE në Tiranë i jep goditje fatale nismës ‘Ballkani i Hapur’”

Berisha tregon dy anët e medaljes së protestës më 6 dhjetor