MENU
klinika

"Kaq është bileta për person"

Trau me pagesë në Divjakë, Kumbaro nxjerr 50 lekëshin në Kuvend

05.12.2022 - 18:53

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro thotë se vendimi për vendosjen e pagesës për të hyrë në parkun kombëtar të Divjakës është aplikuar në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Ministrja Kumbaro tregoi një 50 lekësh në foltoren e Kuvendit, ku është thirrur në një interpelancë urgjente nga deputetët e opozitës, për të treguar çmimin sipas saj simbolik për hyrjen në zonat e mbrojtura.

Ajo tha se fondet e mbledhura nga vizitorët përdoren për një sërë projektesh në favor të zonës së mbrojtur.

Banorët e Divjakës dhe deputeti socialist Erion Braçe janë bashkuar kundër vendimit për vendosjen e traut të hyrje të parkut.

Pjesë nga fjala e Kumbaros:

Jam në një interpelancë urgjente, arsyeja është kjo. Kjo 50 lekëshe, për të hyrë në çdo park kombëtar, mund të bësh shëtitje në natyrë, për të parë pelikanin, flamingot. Ky çmim ulet edhe më shumë nëse është një grup me 10 veta, dhe nëse kemi 20 veta bëhet 2.5 lekë, dhe nëse kemi një grup të madh, çmimi është edhe më i vogël. Nëse dikush mendon se këto çmime i shpik unë, gabohet. Është vendimi i Këshillit të Ministrave që i ka vendosur. Kjo është VKM e dhjetor 2020. Ju keni bërë dhe një kërkesë padi dhe gjykata ua ka rrëzuar. Do ishte mirë që ta tërhiqni atë kërkesë padi. Ky ligj ka dalë në vitin 2017 për zonat e mbrojtura, neni kur flet për financimin thotë që financohet nga buxheti i shtetit dhe të ardhrua të tjera. Neni 58 i po këtij ligji thotë të ardhurat e siguruara në zonate mbrojtura, janë të ardhura për vizitorët që vizitojnë zonën, donacione të ndryshme e të tjera.

Për të gjithë ata që nuk e dinë se përse na duhen këto të ardhura, përdoren për investime në zonat e mbrojtura, përballimin e shpenzimeve për punësime sezonale, projekte pyllëzimi, luftë kundër gryerjes dhe erozionit e të tjera, parandalimi i zjarreve, transporti. Jo më larg se dje për shkak të motit ishin bllokuar një pjesë e shtigjeve, dhe kur ne pushonim, punonjësit e parqeve ishin duke punuar për hapjen e tyre.