MENU
klinika

"Po i shton vlera Edi Ramës"

Tubimi ditën e Samitit të BE, Ngjela: Protesta ishte dëm i madh për PD

06.12.2022 - 21:47

Avokati Spartak Ngjela tha se protesta e sotme nuk bëri asgjë tjetër, përveçse dëmtoi rëndë Partinë Demokratike.
Gjate intervistës në Fax News, Ngjela u shpreh se pjesëmarrja ishte e vogël dhe e gjitha çfarë ndodhi në protestë i shtoi vlera Edi Ramës.

“Protesta ishte dëm i madh për PD. Kishte një përkrahje shumë të vogël dhe ndodhi ajo që ndodhi në lidhje me personin që e goditit. Protesta e tyre e dëmtoi shumë opozitën dhe ata nuk e kuptojnë se po kthejnë Ramën në një lider me valencë të madhe në Perëndim.

Ajo ishte një protestë që cenon interesin kombëtar, por nuk e cenoi pasi i dha jehonë më të madhe, sepse është non grata në Amerikë. Shqipërinë nuk e dëmtoi dot. Në goditjen që i bën një njeri mund të jenë shkaqe personale, psiqike, dhe ne duhet ta presim se çfarë na thotë pushteti gjyqësor”, tha Ngjela.