MENU
klinika

Konferenca me Begajn

Vizita në Tiranë, presidenti Steinmeier: Do ju mbështesim në rrugëtimin europian

01.12.2022 - 14:20

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Bajram Begaj tha se Gjermania do të vazhdojë t’a mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin europian.

“Do vazhdojmë t’ju mbështesim. Përgëzimet e mia për këtë dhe unë shpresoj që shumë shpejt që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Mendoj që suksesi në këtë drejtim do ishte në interesin tonë të përbashkët. Shqipëria do ta pasurojë BE edhe në dimensionin kulturor të saj. Shkëmbimi i ardhshëm që do mbështet nga BE do sjellë shumë më tepër qytetarë do kenë mundësi të shijojnë mikpritjen tuaj, bukuritë natyrore. Kontribuat që në datën 3 nëntor të nënshkruheshin 3 marrëveshje të rëndësishme mes vendeve të Ballkanit perëndimor. Do ndryshojnë realitetin e njerëzve. Ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshjeve do shkurtojë distancat me tregjet e BE duke e shndërruar rajonin, për ta bërë atë më konkurrues. Vitin e ardhshëm në rajon do zhvillohet samiti i procesit të Berlinit. Gjermania do vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë”, është shprehur presidenti gjerman Steinmeier në fjalimin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga fjalimi në Kuvend te takimet me krerët e lartë të shtetit, zbardhet axhenda

Për herë të parë, Shqipëria pret nesër një President gjerman

"Sinjal se Gjermania mbështet rrugën e Shqipërisë drejt BE"

Presidenti Federal Steinmeier pritet të vizitojë Shqipërinë