MENU
klinika

Lamtumira që pritej

Vjen tërheqja e parë e parë pas eliminimit të Gjermanisë

02.12.2022 - 00:24

Pas eliminimit nga Kupa e Botës për herë të dytë radhazi, vjen edhe tërheqja nga radhët e Gjermanisë. Në fakt edhe pritej, Thomas Muller i ka dhënë lamtumirën Gjermanisë. Sulmuesi i njohur ka njoftuar pas elimiminit nga Botërori se nuk do jetë më pjesë e përfaqësueses.

“Ishte ndeshja ime e fundit. Ne patëm momente të jashtëzakonshme së bashku. Në çdo ndeshje përpiqesha të lija zemrën time në fushë” – tha  33-vjeçari.

Muller numëron 120 paraqitje me kombëtaren e tij, ku ka shënuar 44 gola. Kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë gjithë këtyre viteve, duke ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN