MENU
klinika

35-vjeçarja shtatzënë u vra nga ish-burri

Vrasja e dyfishtë/ Kosova sot në protestë

01.12.2022 - 11:42

Ditën e sotme qytetarët e Prishtinës do ngrihen në protestë. Shkak për këtë revoltë është bërë ngjarja makabër e ndodhur pasditen e djeshme, në ambientet e maternitetit në QKUK, ku 35- vjeçarja Hamide Magashi (41 javëshe shtatzënë) u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili. Protesta do të mbahet sot rreth orës 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”. Ajo është e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR dhe mban moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Përveç rastit të djeshëm, një tjetër rast tragjik ndodhi javën e kaluar po në Prishtinë, ku një grua u vra nga bashkëshorti i saj 70-vjeçar me sëpatë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë. Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri  ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vrasja e gruas shtatzënë në oborrin e maternitetit

Policia në banesën e 35-vjeçares, familjarët në gjendje shoku