MENU
klinika

Situata e tensionuar në veri

Vuçiç: Do të kërkojmë vendosjen e trupave në Kosovë

12.12.2022 - 16:47

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri të ditur se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.

Beogradi zyrtar qysh më 8 dhjetor paralajmëroi shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuar, raporton REL.

Me këtë paralajmërim, Vuçiç iu përgjigj pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe.

Më tregoni se cilën marrëveshje e respekton Prishtina dhe nuk do ta komentoj deklaratën e Borelit sot, tha presidenti i Serbisë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Nuk dua të përgjigjem, sepse kam frikë se reagimi i tij sot është pasojë e sulmit që përjetoi kur shënoi fajtorin e vërtetë për mungesën e konstruktivitetit dhe dështimin e negociatave në Bruksel”, tha presidenti serb.

Vucic po ashtu ka thënë se ka marrë garanci se nuk do të ketë inkursione të reja në veri të Kosovës dhe rrënim të barrikadave dhe u ka bërë thirrje serbëve që të mos bien pre e provokimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Serbia e di që nuk duhet të..."

BBC: Në Kosovë s’ka rrezik të ndodhë gjë