MENU
klinika

Vjen nesër në Tiranë

Vuçiç ndërron mendje, konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e BE

05.12.2022 - 17:24

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar  sot se do të jetë nesër në samirin e BE që do të mbahet në Tiranë. Lajmin e ka konfirmuar vetë Vuçiç  në një deklaratë për  mediet në Serbi.

Vuçiç pret që të ketë ndonjë përfitim nga qëndrimi i tij në Tiranë, teksa shtoi se nëse nuk do merrte pjesë, do të kishte një dëm të madh për vendin.

Më pas ai ka shpjeguar se në fillim ka reaguar emocionalisht duke refuzuar ftesën, por tashmë ka vendosur që të vijë në Tiranë, duke u shprehur se do të luftojë për të drejtat e popullit të vetë.

“Fillimisht reagova emocionalisht. Unë jam një njeri i gjallë dhe e kam shumë të vështirë kur e dëgjoj atë retorikë dhe kjo më shkaktoi atë zemërim, inat dhe zemërim… Nuk jam i sigurt. por shpresoj se do të ketë ndonjë përfitim nga shkuarja ime në Tiranë dhe nëse nuk shkoj do të ketë dëm të madh”, tha presidenti duke shtuar se Serbia mund të ketë përfitime të mëdha në aspektin energjitik, ekonomik.

“Unë do të shkoj nesër. Nesër do të luftoj për interesat e popullit tonë!, tha presidenti, duke shtuar se shpreson se nuk do të mund ta dëmtojë Serbinë duke shkuar atje.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Askush nga Serbia nuk do shkojë në Tiranë!"

Aleksandër Vuçiç bojkoton Samitin e BE