MENU
klinika

"Na akuzuan se duam të..."

Vuçiç shpjegohet: Ja pse vendosja të vija në Tiranë

06.12.2022 - 11:05

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Tiranë për Samitin BE-Ballkani Europian. Në fjalën e tij para mediave, ai shpjegoi arsyet se përse vendosi në momentin e fundit të vinte në Tiranë. Po ashtu, adresoi edhe akuzat ndaj Serbisë për mbështetjen e dhënë ndaj Rusisë.

PJESË NGA PRONONCIMI PËR SHTYP

Vuçiç:  Unë erdha sepse nëse nuk jeni në tryezë, atëherë jeni në menu. Dhe pastaj të gjithë mezi presin, kjo është një mundësi më e mirë për të mbrojtur interesat e Serbisë. Ka pasur edhe disa reagime zyrtare për çështjen e Kosovës dhe për çështjen e dialogut, kjo ishte arsyeja kryesore. Por në fund pas konsultimeve që bëmë brenda shtetit vendosëm të vinim sepse do themi çfarë mendojmë e jemi të përkushtuar ndaj dialogun dhe negociatave me BE. Mbetemi të vendosur në rrugën me BE.

Keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste prej meje?

Vuçiç: Nuk po them që nuk jam…jam realist. Keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste prej meje. Jam këtu të mësoj shumë ngaBe dhe rajoni dhe t’i dëgjoj në fund do shpjegoj qëndrimin e Serbisë. është e rëndëisshme që të marrim lajme të mira dhe ka 2 për çështje të energjisë. BE kërkon solidarizim. Janë shenja të mira për të gjitha vendet tona në BE. Duam të dëgjojmë më shumë, besoj se do të dëgjojmë strategjinë e BE për të ardhmen dhe kjo ka rëndësi maksimale për ne. Serbia është vend i pavarur. I dimë dhe i njohim detyrimet tona. Kemi një situatë ndryshe sa i takon integritetit territorial të Serbisë që është shkelur në 99 dhe 2008. Serbia është shumë pranë Rusisë. Për t’ju thënë diçka duke folur për këtë gjë’ keni dëgjuar ose shkruar gjatë 9-10 muajve të fundit se Serbia po sulmonte vendet e tjera në Ballkan. Ne kemi përgënjeshtruar jo me deklarata por me vepra. është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuzë, por e vërteta del. Serbia është vend i pavarur dhe do të mbetet kështu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


2 fjalë për protestuesit e Vetëvendosjes

Aleksandër Vuçiç zbardh detaje: Takimi i radhës në Beograd