MENU
klinika

Editoriali i The Washington Post

XI Jinping duhet të zgjedhë, postin ose egon!

06.12.2022 - 09:00

Protestuesit që u mblodhën në Shangai në mbrëmjen e 26 nëntorit ishin kryesisht rreth të 20-tave, të lindur pas masakrës së Sheshit Tiananmen të vitit 1989.

Thirrjet e tyre në rrugë ishin të guximshme. “Xi Jinping!” një burrë në turmë bërtiste vazhdimisht, duke përmendur liderin e Kinës. “Tërhiqem!” erdhi pergjigja. Kjo nuk është normale për Kinën dhe mund të jetë një ‘prezantim’ i një brezi në rritje të disidentëve të gatshëm të testojnë kufijtë e shtetit të fuqishëm policor të Kinës. Ata përballen me pengesa të frikshme.

Protesta në Kinë ka pothuajse çdo ditë: Punëtorët, fermerët, studentët dhe banorët e qytetit kanë marshuar dhe bërtitur.

Ka zemërim në internet gjithashtu,. Megjithatë, demonstratat e fundit nëpër qytete të shumta ishin zemërimi ndaj politikës “zero covid” të Xi dhe masave të tij drakoniane. Për më tepër, demonstratat shkuan përtej Covid-19.

Një student në Pekin, duke folur kundër shkeljes së të drejtave individuale nga Kina, doli përpara një turme dhe tha: “Shpresojmë që Kina e nesërme të mos bëhet Koreja e Veriut e sotme”.

Të tjerë mbanin fletë letre të bardhë bosh për të protestuar kundër censurës së Kinës.

Sipas të dhënat, ata më të sinqertët në protestat në rrugë ishin studentët e universitetit dhe të rinjtë.

Por një mësim nga përpjekjet e kaluara është se të përballesh me Partinë Komuniste të Kinës është jashtëzakonisht e vështirë.

Disidenti dhe laureati i Çmimit Nobel për Paqen Liu Xiaobo, i cili udhëhoqi hartimin e Kartës 08, një manifest i demokracisë, u dënua me 11 vjet burg në Kinë dhe vdiq atje në vitin 2017. N

Përveç legjioneve të shërbimeve të sigurisë dhe një Firewall të Madh që mbyll disa pjesë të internetit, Kina është shteti më kryesor i mbikëqyrjes dixhitale në botë; në demonstratat e fundit, autoritetet përdorën njohjen e fytyrës, vendndodhjet e celularëve dhe informatorët për të identifikuar menjëherë ata që dolën në rrugë.

Çdo brez i ri disidentësh do t’i duhet t’i mbijetojë kësaj makinerie distopike sigurie, të vendosur për t’i gjuajtur dhe për t’i mbyllur gojën.

E megjithatë, për një fundjavë, protestat online arritën të sfidonin censuruesit. Raporti i një zjarri në një ndërtesë apartamentesh në Urumqi, në të cilin 10 persona vdiqën për shkak të kufizimeve , shkaktoi zemërim në të gjithë mediat sociale.

Videot e protestave në rrugë treguan edhe një herë se mediat sociale mund të jenë një përshpejtues i fuqishëm për të mobilizuar njerëzit.

Një brez i ri do të duhet t’i zhvillojë këto aftësi për të sfiduar në mënyrë efektive diktaturën e sofistikuar dixhitale të Kinës.

Perëndimi mund t’i ndihmojë ata me lirinë në internet, dhe duke mbështetur kanalet e papenguara të lajmeve dhe informacionit si Radio Free Asia.

Për Xi, pandemia është një emergjencë e shëndetit publik, siç ishte në Shtetet e Bashkuara, por jo më pak politike.

Partia-shteti i Kinës zakonisht mund të përballet me një grevë të punëtorëve në një fabrikë, nëse është e nevojshme.

Por asnjë forcë nuk mund ta shuajë virusin. Izolimet, të cilat fillimisht u panë si një sukses sepse reduktuan transmetimin dhe vdekjet, kanë zemëruar të gjitha segmentet e shoqërisë, jo vetëm të rinjtë.

Politikisht, zero Covid do të çojë në më shumë protesta; megjithatë heqja e masave do të shkaktojë më shumë vuajtje dhe sëmundje në një popullatë kineze që është e pa vaksinuar.

Xi është në një situatë të krijuar nga ai, nga e cila nuk ka asnjë dalje të lehtë.

Udhëheqësi i Kinës duhet ta kuptojë këtë dhe të kërkojë vaksinat efikase të mRNA nga Moderna dhe Pfizer duke mbyllur hendekun e vaksinimit midis të moshuarve sa më shpejt që të jetë e mundur.

Mund të dëmtojë egon e Kinës, por do të shpëtojë jetë.

Editorial cartoons for Dec. 4, 2022: China protests, Trump's dinner with Ye, Pelosi's replacement

Një hap tjetër i vlefshëm do të ishte lejimi i individëve të qëndrojnë në shtëpi kur janë të sëmurë në vend që t’i shoqërojnë në qendrat e karantinës.

Megjithatë, ngjarjet e muajit të kaluar sugjerojnë që bota nuk duhet ta shohë Xi dhe Partinë Komuniste si të vetmit aktorë të rëndësishëm në Kinë.

Njerëzit, gjithashtu, kanë gjetur mënyra për të folur me forcë, duke sugjeruar se, ashtu si covid-19 zero, shtypja shtetërore nuk mund të eliminojë mosmarrëveshjet- vetëm ta maskojë atë derisa një shkëndijë të ndezë zemërimin popullor.

Xi do të bënte mirë të dëgjonte sesa të ndëshkonte.

Katërmbëdhjetë vjet më parë, disidentët dhe intelektualët që fillimisht nënshkruan Kartën 08 shkruan: “Së bashku mund të punojmë për ndryshime të mëdha në shoqërinë kineze dhe për krijimin e shpejtë të një vendi të lirë, demokratik dhe kushtetues”.

Shpresat e tyre u shuan. Nëse pandemia krijon një brez të ri që ndjek të njëjtat ëndrra, ata duhet të përgatiten të ngjiten në shkëmbinjtë e ndaluar dhe pjesa tjetër e botës duhet t’i ngjisë ata gjithnjë e më lart.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Bloomberg/ Çfarë synon me këtë strategji?

‘Romanca’ e Kinës me objektivin e rritjes së PBB