MENU
klinika

Analiza

Rusia është e vendosur të heqë qafe Zelenskyn!

28.01.2023 - 18:05

Viktor Medvedchuk, politikani i arratisur që ishte përfaqësuesi më i njohur i fraksioneve politike pro-ruse në Ukrainë dhe mik i Presidentit rus Vladimir Putin, në intervistën e tij të fundit për Russia Today bëri me dije se po organizon një grup kundërshtarësh që janë kundër politikave aktuale të qeverisë ukrainase jashtë kufijve të Ukrainës.

Thënë ndryshe një ekip  për të shkatërruar ideologjinë e Zelenskyt dhe rrjedhimisht për të rrëzuar vetë liderin ukrainas. Një vit më para Medvedchuk u arrestua për t’u përballur me akuzat për tradhti dhe financim të terrorizmit, akuza që ai i ka hedhur poshtë. Pas nëntë muajve ai u strehua në Moskë falë shkëmbimit të burgosurve, propozim ky që erdhi nga vetë lideri ukrainas Zelensky i cili kërkoi në këmbim robërit e luftës që mbaheshin nga forcat ruse. Por siç duket Medvedchuk është i vendosur që të mos heqë dorë nga misioni i tij politik ndaj Ukrainës.

Ish- udhëheqësi i opozitës pro ruse ka deklaruar se po punon për të formuar një grup politik që do të përfaqësonte një Ukrainë tjetër. Qëllimi i këtij të fundit është që me anë të këtij grupi t’i sjelle fundin e udhëheqësit të Ukrainës Vladimir Zelensky.

Kjo deklaratë e hapur e tij ka qenë e papritur edhe për vetë liderin rus Vladimir Putin. Në fakt që kur forcat rusë kanë pushtuar territorin Ukrainas me 24 shkurt, mercenarët, çeçenet dhe vetë ushtarët rusë janë përpjekur vazhdimisht të vrasin presidentin ukrainas Zelensky. Dhe siç duket ky i fundit tashmë është nën kërcënimin e Medvedchuk.

Ukrainian soldiers on their positions in the frontline near Soledar, Donetsk region, Ukraine, Wednesday, Jan. 11, 2023.(AP Photo/Libkos)

“Kam kaluar gjithë këto muaj duke krijuar një ekip të cilët duan një Ukrainë tjetër shumë ndryshe nga çfarë është tani. Në këtë grup përfshihen njerëz që kanë ardhur edhe nga Kievi por ka dhe shumë persona që kanë ardhur nga Rusia, Turqia apo dhe nga vende të ndryshme të Evropës.

Pra i gjithë ky grup përbën një zë opozitar, si rrjedhoje uniteti për të cilin flet Zelensky është një shpikje dhe është ndërtuar mbi fantazi,” tha Medvedchuk duke e  krahasuar Zelenskyn më pas me Stepan Bandera i cili është nacionalisti më i madh dhe më i famshëm ukrainas. Politikani dhe biznesmeni  i cili disponon një pasuri me vlerë qindra milionë eurosh ka nja lidhje shumë të ngushtë dhe liderin rus Putin pasi ky i fundit është kumbari i vajzës së vogël së Putinit. Medvedchuk u arrestua vitin e kaluar nga forcat ukrainase dhe u dha masa arrest shpie për të. Me shpërthimin e luftës ai u arratis por në muajin prill të vitit të kaluar u arrestua përsëri nga autoritetet në Kiev. Pas një sërë negociatash ai u lirua së bashku me 54 ushtarë rusë në këmbim të 215 ukrainasve.

Ndërsa tani Medvedchuk është gati të hakmerret. Ai u shpreh qartazi se qëllimi i tij nuk është të instaloje një qeveri në distancë por të shkatërroje ideologjinë e Zelenskyt. Ideologji kjo që sipas tij që është si makinë shtypëse, një regjim që ka çmontuar demokracinë dhe ligjshmërinë.

Ideologjia e liderit të Ukrainës bazohet  vetëm në udhëzimet e Zelenskyt dhe rrethit të tij kriminal.

Edhe pse fjalët e Medvedchuk janë shumë abstrakte nuk duhen anashkaluar lehtë pasi më mbështetjen e Moskës ai mund të përbëje rrezik dhe është e mundur të bëhen disa supozime  në lidhje me hapat që mund të hedhe ai. Sulmi politik ndaj Zelenskyt do të jetë vetëm hapi i parë për të vënë në tension liderin ukrainas para elektoratit të tij duke pasur parasysh  dhe episodet e fundit të zyrtarëve të lartë ukrainas që janë përfshirë në korrupsion.

Kjo nuk do të jetë aspak e lehtë për Medvedchuk pasi me 10 janar Zelensky i hoqi atij nënshtetësinë ukrainase dhe tre ditë më vonë së bashku me tre persona të tjera ai u dëbua nga territoret ukrainase. Gjithsesi Putin mund ta përdore Medvedchuk për të dobësuar Kievin ose më saktë për të kthyer një pjesë të popullsisë ukrainase kundër pozicioneve të Zelenskyt.

Por asnjëherë nuk mund të përjashtohet dhe një plan për ekzekutimin e liderit të Ukrainës gjë që nuk do të ndodhte për herë të parë. Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov,bëri me dije për një radio vendase ukrainase se udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov kishte ndërmarre përsipër vrasjen e Zelensky gjatë një takimi me Putin me datë 3 shkurt të vitit të kaluar. Deri më tani Zelensky ka rritur t’iu shpëtoje tre tentativa për vrasje.