MENU
klinika

"Pa asnjë diskutim që..."

A do mbajë përgjegjësi nëse humb më 14 maj? Përgjigjet Berisha

20.01.2023 - 14:03

Pyetje: A do mbani përgjegjësi për zgjedhjet e 14 majit?

Sali Berisha: Pa asnjë diskutim që do mbaj përgjegjësi edhe kur i vjedh edhe kur nuk i vjedh kundërshtari, për këtë mos të ketë kush dyshim.
Kundërshtari po bën gjithcka për të vjedhur zgjedhjet. Po bëjmë gjithcka të evidentojmë me saktësi veprimet kriminale, anti demokratike të tij.
Unë mund të them se i gjithë buxheti po shpërndahet vetëm për zgjedhjet, Ka një bashki, kryetari i të cilës ka fituar 30 mln euro tendera vetëm për të blerë vota, tendera në kundërshtim me rregullat.

Pra ne po ndjekim gjithcka, ju e morët vesh vendimin, grupi kriminal elektoral, Rama, Manja, Pjerin Ndreu, Qefralia etj, shpëtoi burgut, asnjë hetim, mbyllet dosja në një kohë kur në ligje është parashikuar krim i rëndë, këtu nuk funksionon asgjë, i mbetet eevolucionit të thotë fjalën e vet.

Po punësojnë masivisht demokratë për vota, por unë kam besim se cdo shqiptar e ka të qartë që shitja e votës përbën një akt destabilizues për vendin. Nuk them se kanë firmosur për të shitur votën por shitja është akt i dënueshëm. Kam besim se demokratët do flasin me votë në përputhje me idealet e tyre.