MENU
klinika

Pengesa e parë për Cristiano dhe Georgina

A do të “mbijetojë” çifti me ligjet strikte të Arabisë Saudite?

05.01.2023 - 12:50

Nga dje Cristiano Ronaldo është pjesë e klubit arab të futbollit “Al Nassr”. Ylli portugez së bashku me Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tyre udhëtuan drejt Arabisë Saudite, e cila do të jetë “shtëpia” e tyre për më shumë se dy vitet e ardhshme.

Mirëpo kurioz jemi sa do të mundet Cristiano dhe bukuroshja argjentinase të përshtaten me ligjet strikte të vendit saudit.

Kjo pasi që në fillim shfaqet problemi i parë nëse Georgina do të mundet apo jo të jetojë më partnerin e saj, pasi nuk janë të martuar?

Sipas ligjeve në vend, nuk lejohet bashkëjetesa midis dy personave të cilët nuk janë të martuar dhe Ronaldo me modelen nuk kanë vënë kurorë edhe pse kanë fëmijë bashkë.

Një situatë kjo për të cilën mendohet se është vënë në lëvizje klubi i “Al Nassr”, që ta zgjidhë këtë telash të pazakontë të yllit portugez dhe familjes së tij.

Më herët u përfol se Cristiano dhe Georgina nuk i kishin punët mirë me njëri-tjetrin. Shkak thuhet se u bë një video që u postua ditë më parë, ku modelja surprizoi partnerin e saj me një dhuratë, pikërisht një makinë “Rolls Royce”.

Thuhet se nuk u bë shkak dhurata, por kimia mes tyre që dukej e “shuar”. Disa raportime bënë me dije se ata janë bashkë vetëm për nevojat e kompanive reklamuese.

“Sa herë ftohtësia mes të dyve del gjithnjë e më shumë, për shembull në videon e fundit që kanë publikuar… Në Amerikën Latine thuhet se çifti mund të jetë ende bashkë për famë, sepse lidhja e tyre u sjell kontrata të mëdha reklamash. dhe një jetë të rehatshme ”, theksoi Laura Roigé në emisionin Telecinco.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?