MENU
klinika

Ja si qëndron e vërteta

A është Sarah Berisha në pritje të ëmbël?

24.01.2023 - 12:23

Young Zerka ka qenë në rradhët e të ftuarve mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zemër Luana”. Siç e ka zakon ky emision, këngëtari është vendosur përballë lojërave, duke zbuluar nën pretekstin e tyre të vërteta që nuk i dinim rreth tij dhe personave që e rrethojnë. Dhe kështu ka ndodhur!

Teksa ka realizuar lojën e sekreteve me fotot e personazheve në “Zemër Luana”, Young Zerka është ndalur tek fotoja e Dj PM dhe Dj Dagz, dhe ka treguar një sekret.

“Ashtu si Pm dhe Dagz do të bëhet baba,”- ka thënë Zerka, duke na lënë ne të mendojmë që ndoshta ka ardhur momenti që çifti Sarah Berisha dhe Dj Pm mund të kenë në planet e afërta një fëmijë.

Zerka e ka kaluar duke qeshur këtë moment, prandaj nuk mund të siguroheshim që kjogjë ishte e vërtetë.

Por të gjitha dyshimet i ka shuar vetë Sarah Berisha. E kontaktuar nga “Anabel.al”, blogerja ka konfirmuar, për të disatën herë, që nuk është në pritje të ëmbël.

PM, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, me heret ka folur si rrallë herë për partneren e tij dhe planet për të ardhmen.

Mes të tjerash një ndjekës pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku.
Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij dhe Sarah, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.

“Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”- u shpreh ai.

"Kishte edhe përdhunime aty brenda"

Elsa Lila rrëfen periudhën e vështirë në burg

Detaji që nxori zbuluar gjininë e bebit

Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë

"Kam frikë të hap televizorin se më del ti duke qarë"

Arbër Hajdari ia thotë “troç” Romeos: Po viktimizohesh!

Partnerja e Ryan Gosling prej vitit 2011

Eva Mendes tregon përse hoqi dorë nga aktrimi