Gazetari Mentor Kikia, komenton tërheqjen e Enkelejd Alibeajt në Gjykatën e Apelit, për çështjen e statutit të miratuar në Kuvendin e korrikut, ku u rizgjodh kryetar pas humbjes së zgjedhjeve Lulzim Basha dhe strukturat e Partisë Demokratike, vendime të cilat nuk u regjistruan, teksa çështja për regjistrimin e statutit të dhjetorit vijon.
Nga studio e MCN Live, ai thotë se çështja e bashkim-ndarjes së Partisë Demokratike është bërë si telenovelat turke, ku në momentin që përmbyllet një konflikt dhe ata që e ndjekin mendojnë se u zgjidh ngjarja, regjisori gjen një konflikt për serinë e ardhshme.
Kikia nuk është i mendimit se ku vendim do i japë zgjidhje situatës në Partinë Demokratike, duke nënvizuar se nuk është vetëm çështja e vulës, por se janë disa akte proceduriale që historia e politikës në Shqipëri i shënon për herë të parë.
Alibeaj u tërhoq nga padia në Apel për vulën e PD-së/ Reagon për herë të parë Sali Berisha
Shqiptarët do të udhëtojnë pa viza drejt këtij shteti, por që po përballet me një valë pandemie të frikshme
Tensionohet situata, Garda rrethon Berishën në Parlament, ish-kryeministri reagon ashpër dhe paralajmëron protesta të fuqishme, deputetët e “Foltores” kthehen në badigardë për shefin e tyre
“Në Gjykatën e Tiranës është zyra për organizatat politike, ku përfshihen dhe partitë politike, që çdo ndryshim duhet ta regjistrosh në gjykatë.
Ky është dallimi mes partive në kohët moderne me Kuvendin e burrave, ku burrat mblidheshin në qendrën e fshatit dhe vendosnin se çfarë ka peshën e ligjit.
Në dy vitet e fundit, PD ka funksionuar me besën e burrave. Kur besa nuk pati më vlerë, përfunduan me kapjen e flokëve dhe përfunduan në gjykatë.
Nëse kërkon një dokument të del që kryetar ende është Lulzim Basha. PD është e ndarë në dy grupe dhe mbetet e paqartë se kush do të trashëgojë vulën dhe selinë.
Nëse është tërhequr padia e bërë gjë që eliminon procesin që nuk po jep zgjidhje në Apel, mbetet ende për tu sqaruar në Gjykatën e Shkallës së Parë se cilët akte do regjistrohen.
Lëvizjet që kanë ndodhur në terren nuk lënë të shihet një lloj bashkimi.
Vula është me rëndësi, se përtej faktit se partinë nuk e bën vula, por strukturat, mbështetësit, anëtarësia.
Mendoj se një PD nuk mund të zhvishet nga vetvetja dhe të jetë po PD, me seli tjetër dhe vulë tjetër dhe të tërheqë anëtarësinë. Vula nuk ka rëndësi vetëm simbolike.
Nëse zgjedhjet bëhen nesër Berisha që ka bërë primare nuk i regjistron dot kandidatët për zgjedhje, se nuk e njeh njeri Berishën si kryetar partie.
PD mund t’i çojë emrat ende në gjykatë me firmën dhe vulën e Lulzim Bashës, apo Alibeaj si i deleguar i Lulzim Bashës, për këtë arsye ka rëndësi vula.
Kjo u vërtetua në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku kandidatët e Berishës, u detyruan të regjistrohen nën siglën e LSI.
Nëse ka një pikë ku Partia Demokratike dëmtohet është mbajtja varur se kujt i takon vula. Dyshoj se çdo ditë që kalon kjo është e qëllimshme.
Se sa më shumë ta zgjasësh vendimin, aq më shumë zgjat agoninë. PD është e ndarë në dy grupe.
Është si puna e atij çiftit të ndarë, po gjykata nuk i jep divorcin”, u shpreh Kikia.
Sipas tij, opozita është fryma qytetare dhe jo vetëm Partia Demokratike dhe se i vetmi sukses që mund të rezultojë nëse PD do vazhdojë kështu, është se Partia Socialiste do marrë pushtetin 100%.
Kikia shtoi se opozita ka kohë dhe duhet të ishte në fushatë prej kohësh, por se tani në fushatë është mazhoranca dhe qeveria dhe jo kandidatët e opozitës.