MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të kalojnë në tumor gurët e tëmthit?

28.01.2023 - 11:16

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A mund të kalojnë në tumor gurët e tëmthit?

Mjeku: Gurët e tëmthit brenda dhe jashtë mëlçisë kanë edhe patologji të tjera siç janë tumoret. Tumoret ndahen në dy lloje: në tumore beninj dhe malinj. Tumoret beninj janë tumore që kanë sjellje të mirë. Përgjithësisht, nuk e kërcënojnë të sëmurin. Por janë disa forma të tyre që, nëse nuk trajtohen paraprakisht, atëherë mund të paraqesin probleme, mund të degjenerojnë në malinjitet.

Në tumoret malinje kryesori është adenokarcinoma, i cili ka disa forma. Në varësi të formës është edhe agresiviteti që shpreh sëmundja ose kërcënimi që i bën të sëmurit.

Këto mund të jenë tumore të fshikëzës së tëmthit ose të rrugëve të tëmthit. Në varësi të lokalizimit është edhe klinika që në përgjithësi shprehet me veçori që e dallojnë njëra nga tjetra, sepse një tumor për shembull i pjesës fundore të koledokut, që është doktusi përfundimtar ku derdhet lëngu i tëmthit, pjesa terminale e të cilit është e inkorporuar në kokën e pankreasit, atëherë edhe problemi është më i madh sepse e bllokon derdhjen e lëngut të tëmthit në mënyrë brutale.

Tumoret e rrugëve të tëmthit jashtë fshikëzës problemin kryesor e kanë tek zverdhja dhe tek dhimbja. Dhimbjet janë pak të ngadalshme, dhimbje që shpesh e sjellin të sëmurin me vonesë tek doktori .

Dhimbjet janë diskrete, janë dhimbje bezdisëse fillimisht. I sëmuri, ndonjëherë edhe mjeku, i nënvlerëson këto dhimbje, por duhet pasur kujdes, kryesisht ata të sëmurë që kanë vuajtur nga gurët e tëmthit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.