MENU
klinika

Njoftimi i policisë

Aksident në Divjakë/ Humb jetën shoferi, plagosen 4 të rinjtë

03.01.2023 - 18:40

Një aksident me pasojë humbjen e një jete dhe 4 të plagosurve, ka ndodhur sot në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”.

Viktimë mbeti shtetasi L.D, ndërkohë pasagjerët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve