MENU
klinika

Detajet e para

Aksidentohet automjeti në urën e Mbrostarit, mister fati i shoferit

15.01.2023 - 12:09

Parmakët e hekurt të urës së Mbrostarit në Fier janë rrëzuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas BW, një pjesë e tyre ka rënë në ujërat e lumit Seman. Shkak është bërë përplasja e një automjeti, ndërkohë që nuk dihet nëse ai ka përfunduar në ujë apo është larguar pas aksidentit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka gjetur edhe një targë automjeti.

Policia ka tentuar të kontaktojë 26-vjeçarin që kishte marrë me qira automjetin të cilit i përket kjo targë por nuk ka arritur të lidhet me të. Polumbarët pritet të bëjnë kontrollin përgjatë lumit për gjetjen e automjetit, nëse ai ka rënë në lum.

Njoftimi i policisë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”, janë konstatuar të thyer parmakët anësore të njërit krah të kësaj ure.

Në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qira nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.

Priten polumbarët e Renea-s për të kontrolluar përgjatë lumit me qëllim gjetjen e automjetit nëse ka rënë në lum.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.