Nëntë persona në total janë të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme SPAK, lidhur me atentatin e bujshëm ndaj prokurorit Arjan Ndoj, të ndodhur në vitin 2019.
PANORAMA TV mësoi se urdhërarrestet janë lëshuar pas rrëfimeve të një bashkëpunëtori të drejtësisë.
Aksioni nisi ditën e enjte, 19 janar, ku në pranga ra edhe Akil Gentian Nerjaku, i cili i ka shpëtuar një atentati me snajper pak muaj më parë në Durrës.
Panorama TV mësoi se gjatë aksionit të zhvilluar dje është ushtruar kontroll edhe në banesën e Ramazan Rrajës, ku akutalisht jeton deputeti i PS, Rrahmand Rraja. Mësohet se ndaj Ramazan Rrajës, nipit të deputetit, ka një urdhër shoqërimi të detyrueshëm pasi ai është thirrur nga SPAK për të dhënë sqarime lidhur me atentatin ndaj prokurorit Ndoj.
Ndërkohë që gazetarja Klodiana Lala raportoi se një tjetër emër i njohur i botës së krimit për të cilën ka një urdhër arrest nga ky aksion është edhe Julian Meçaj, i njohur për lidhje të forta me bandën e Durrësit.
Mësohet se në pranga bashkë me Akil Nerjakun kanë rënë edhe Bashkim Haxhia dhe Marsel Decka, agjent doganor.
Policia sqaroi se në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të një ngjarjeje të rëndë kriminale, të ndodhur në datën 1 nëntor 2019, në Shkozet, Durrës, bazuar në provat e siguruara, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, FNSH dhe Repartin Special Renea, ka organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Komploti“.
TE ARRESTUAR DERI TANI
AKIL NDERJAKU
MARSEL DECKA
BASHKIM HAXHIJA
ENDRIT SINANI
JULJAN PJETRI
NE KERKIM
JULIAN MECAJ
RAMAZAN RRAJA
PLARENT DERVISHAJ
Sakaq, zyrtarisht, Policia e Shtetit tha se gjatë këtij operacioni janë ekezkutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:
Bashkim Haxhija, 54 vjeç, Marsel Deçka, 38 vjeç dhe Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, 40 vjeç, të tre banues në Durrës; Endrit Sinani, 29 vjeç dhe Juljan Pjetri, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë me 5 shtetasit e arrestuar. Policia nuk i jep ermat e të shpallurve në kërkim dhe thotë se po vijon aksioni për kapjen e tyre.
Njoftimi nga Policia e Shtetit
Finalizohet operacioni policor i koduar “Komploti”, për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një ngjarjeje të rëndë kriminale, të ndodhur në vitin 2019.
Operacioni u zhvillua në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.
Operacioni, nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, FNSH dhe Repartin Special Renea, nën koordinimin e SPAK-ut.
Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 5 shtetas. Shpallen në kërkim 4 shtetas të tjerë.
Sekuestrohen 1 armë gjahu, 1 jelek antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë lekë, 6 aparate celulare, 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente, 11 ora dore të markave të shtrenjta dhe sende të tjera të ndryshme.
Gjatë këtij operacioni, u zhvilluan kontrolle në 11 banesa, në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.
Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të një ngjarjeje të rëndë kriminale, të ndodhur në datën 1 nëntor 2019, në Shkozet, Durrës, bazuar në provat e siguruara, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, FNSH dhe Repartin Special Renea, ka organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Komploti“.
Gjatë këtij operacioni janë ekezkutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasit:
B. H., 54 vjeç, M. D., 38 vjeç dhe G. N. alias K. N., 40 vjeç, të tre banues në Durrës;
E. S., 29 vjeç dhe J. P., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë me 5 shtetasit e arrestuar. Vijon puna për kapjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë (ndaj shtetasit A. N.), “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” (me pasojë vdekjen e shtetasit A. M. dhe mbetur në tentativë ndaj shtetasit A. L.), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja”, më shumë se një herë, të kryera në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.