MENU
klinika

Analiza

Alarm në elitën ruse, lufta tani është futur brenda Moskës

12.01.2023 - 14:59

Fillon lufta brenda elitës ruse. Media prestigjioze amerikane CNN i ka kushtuar një artikull krahut të djathtë të Putinit, Yevegny Prigozhin.

I forti i Kremlinit dhe kreu i grupit famëkeq mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, i njohur gjithashtu si ‘kuzhinieri i Putinit’, po bën luftën e tij në Ukrainën lindore dhe gjithnjë e më shpesh ai spikat me zë të lartë dhe të ashpër  fushatën e dështuar ushtarake të Moskës në Ukrainë. Prigogzhin e paraqet veten dhe grupin e tij mercenar si patriotë të vërtetë, në kontrast me ushtrinë ruse, ku ai tallet duke e cilësuar atësi një hierarki ushtarake e korruptuar dhe e paaftë.

Gjuha dhe retorika e tij po bëhen më të mprehta dhe të ashpra. Javët e fundit, ai është parë shpesh pranë vijës së frontit në rajonin lindor të Donetskut duke u bërë presion luftëtarëve të tij në gjuhë të vrazhdë dhe brutale. Kreu i wagner ka kritikuar rëndë burokracinë dhe strukturat shtetërore të Moskës. “Kur të mposhtim burokracinë tonë të brendshme dhe korrupsionin, atëherë do të mposhtim ukrainasit dhe NATO-n.

Tani problemi është se burokratët e korruptuar nuk do të na dëgjojnë sepse të gjithë po pinë shampanjë”, u shpreh ai.

Kritikat e tij kanë në shënjestër Ministrin e Mbrojtjes së Rusisë Sergei Shoigu. Dyshohet se të dy liderët u përplasën dhe debatuan për kontratat fitimprurëse ushtarake të dhëna dhe më pas të marra nga grupi Concord i Prigozhin, si dhe për rolin e diskutueshëm të grupit Wagner në Siri.

Konflikti në Ukrainë i dha Prigozhin mundësinë për të zgjeruar më tej Wagner-in dhe për të shpallur publikisht se ai zotëron kompaninë nën të cilën vepron ky grup ushtarak privat.

“Kam krijuar Wagner PMC dhe e menaxhoj atë. Prandaj, përgjegjësia për të gjitha sukseset apo dështimet bie mbi mua,” tha Prigozhin javën e kaluar në kanalin e tij Telegram.

Pasi doli në qendër të vëmendjes vjeshtën e kaluar, Prigozhin e krahasoi guximin e papërpunuar të luftëtarëve të tij me Shoigun letargjik dhe komandën ushtarake. 

Pas debatit në rajonin e Kharkiv në shtator, kur një kundërofensivë e shpejtë ukrainase i detyroi rusët të tërhiqen, Prigozhin tha në kanalin e tij Telegram se komanda e lartë duhet të dërgohet në fushën e betejës për të “luftuar zbathur me mitralozë në vijën e parë”. Shoigu nuk u pa në fushën e betejës dhe u kritikua gjerësisht për dështimin e ‘operacionit special ushtarak’ të Rusisë.

Udhëheqësit ushtarakë rusë javën e kaluar u përballën me kritika jashtëzakonisht të ashpra publike për vdekjen e një numri ushtarësh rusë në një sulm me raketa ukrainase në qytetin Makiivka në Ukrainën lindore.

Në përgjigje të këtyre kritikave Prigozhin tregoi talentin e tij populist me mburrjen dhe trimërinë e tij dhe u tall me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky kur erdhi në Bakhmut muajin e kaluar. “Ndoshta do të mund të takohemi deri në mbrëmje.Unë jam ulur, të pres pranë Bahmutit”, ka shkruar ai në Telegram duke shënjestruar presidentit ukrainas. Ndërsa në lidhje me grupimn Wagner ai u shpreh se shumë shpejt ky grup do të cilësohet si një organizatë terroriste nga SHBA, e cila është në përpjekje e sipër për të penguar përhapjen dhe fuqinë e këtij grupit që është i pranishëm në disa rajone dhe vende të botës. Prigozhin dhe Wagner luajtën një rol të pazakontë në Rusi nën sundimin e Vladimir Putinit . Prigozhin e njeh presidentin rus që nga vitet 90 dhe të dy janë nga Shën Petersburg. Ai fitoi kontrata të vlefshme për furnizim ushqimi në Kremlin dhe më vonë themeloi një “fermë troll” ruse, të njohur si Agjencia e Kërkimeve në Internet, misioni i së cilës ishte të ndërhynte në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Por Prigozhin, i cili dyshohet se kreu një dënim me burg në vitet ’80, ka qenë gjithmonë një “anti-oligark”. Ai drejtoi operacionet e tij mercenare në Siri dhe në pika të ndryshme krize në Afrikë. Grupi Ëagner rekrutoi ish-policë, ushtarë dhe aventurierë dhe kombinoi misione stërvitore në zona të tilla si Republika e Afrikës Qendrore, në një përpjekje për të siguruar koncesione fitimprurëse minerale. Për Prigogine, Wagner PMC është një mënyrë për të fituar para dhe për të fituar ndikim.

Ndërsa për Kremlinin, operacione të tilla janë një mënyrë për të ndërmarrë operacione në interes të Moskës në mënyrë jozyrtare.

Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen